LAJMI I FUNDIT:

Përse tifozët e vërshëllyen himnin e Argjentinës para ndeshjes me Marokun në “Paris 2024”

Përse tifozët e vërshëllyen himnin e Argjentinës para ndeshjes me Marokun në “Paris 2024”

Himni kombëtar i Argjentinës u vërshëllye përpara ndeshjes së parë në Lojërat Olimpike të Parisit të mërkurën pasdite mes një stuhie racizmi që përfshiu mesfushorin e Chelseat, Enzo Fernandez.

Kombëtarja nga Amerika e Jugut filloi rrugëtimin e saj kundër Marokut dhe lojtarët u rreshtuan për himnet e zakonshme përpara fillimit të ndeshjes.


Teksa himni i Argjentinës luhej në stadiumin e Saint Etienne, ai u prit me brohoritje të shumta nga turma.

Vwrshwllimet që nuk lanë himnin të dëgjohej erdhën pak më shumë se një javë pasi futbollisti i Chelseat, Fernandez filmoi veten dhe bashkëlojtarët e tij në Argjentinë duke kënduar një këngë drejtuar lojtarëve me ngjyrë të Francës pas triumfit të tyre në Kupën e Amerikës.

Tifozët e quajnë ndeshjen Argjentinë–Marok “të manipuluar” pas asaj që ndodhi në fund të ndeshjes olimpike
Lexo po ashtu Tifozët e quajnë ndeshjen Argjentinë–Marok “të manipuluar” pas asaj që ndodhi në fund të ndeshjes olimpike

Kënga, në të cilën veçohet edhe Kylian Mbappe, u dënua nga Federata Franceze e Futbollit, e cila bëri një ankesë në FIFA.

Shoku i skuadrës së Fernandez në Chelsea, Wesley Fofana gjithashtu ripostoi videon dhe e etiketoi thirrjen ‘racizëm i pafrenuar’.

Mesfushori më pas kërkoi falje për videon dhe këmbënguli se nuk ishte racist, ndërsa Chelsea reagoi duke dënuar ‘të gjitha format e sjelljes diskriminuese’ përpara se të kryenin hetimin e tyre.

Por, tifozët brenda stadiumit Geoffroy-Guichard dhe Stade de France nuk kishin harruar qartë se çfarë kishte ndodhur ditët e fundit dhe i bënë të qarta ndjenjat e tyre se si ndiheshin për sjelljen e futbollistëve argjentinas javën e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Autogoli i vitit u shënua nga Vida në portën e Strakoshës - AEK kishte katër gola epërsi, por mbeti me një

Autogoli i vitit u shënua nga Vida në portën e Strakoshës - AEK kishte katër gola epërsi, por mbeti me një

Ligat tjera
Reagon edhe Leo Messi për skandalin në Lojërat Olimpike në ndeshjen Argjentinë-Marok

Reagon edhe Leo Messi për skandalin në Lojërat Olimpike në ndeshjen Argjentinë-Marok

Përfaqësueset
Mascherano nuk përmbahet kur pyetet për skandalin në ndeshjen Argjentinë-Marok

Mascherano nuk përmbahet kur pyetet për skandalin në ndeshjen Argjentinë-Marok

Përfaqësueset
ESPN zgjedh tre lojtarët më të mirë të shekullit – vendi i tretë i befason të gjithë

ESPN zgjedh tre lojtarët më të mirë të shekullit – vendi i tretë i befason të gjithë

Ndërkombëtare
Shqipëria merr edhe një dënim nga UEFA për Euro 2024 - ndeshja e radhës 'pa' tifozë, por ka një kusht

Shqipëria merr edhe një dënim nga UEFA për Euro 2024 - ndeshja e radhës 'pa' tifozë, por ka një kusht

Kombëtarja e Shqipërisë
Rodri dhe Alvaro Morata shpallen fajtorë nga UEFA për incidentin në fitoren e Spanjës në Euro 2024

Rodri dhe Alvaro Morata shpallen fajtorë nga UEFA për incidentin në fitoren e Spanjës në Euro 2024

Përfaqësueset
Kalo në kategori