LAJMI I FUNDIT:

Trump paraqiti një ankesë kundër Harrisit – republikanët thonë se demokratja nuk ka të drejt të shfrytëzojë ‘paratë’ e Bidenit

Trump paraqiti një ankesë kundër Harrisit – republikanët thonë se demokratja nuk ka të drejt të shfrytëzojë ‘paratë’ e Bidenit

Donald Trump ka paraqitur një ankesë kundër Kamala Harrisit për marrjen e fondeve të fushatës së Joe Bidenit. Ankesa e paraqitur në Komisionin Federal të Zgjedhjeve thotë se bëhet fjalë për shkelje të ligjeve federale të financimit të fushatës.

Fushata e Donald Trumpit paraqiti një ankesë në Komisionin Federal të Zgjedhjeve të martën kundër zëvendëspresidentes, Kamala Harris, duke e akuzuar atë për shkelje të ligjeve federale të financimit të fushatës duke zëvendësuar emrin e Joe Bidenit me emrin e saj për të marrë kontrollin e fondeve të fushatës së tij, raporton theguardian.

"Shumë e mundur" që Harris të fitojë zgjedhjet në SHBA, thotë Scholz i Gjermanisë
Lexo po ashtu "Shumë e mundur" që Harris të fitojë zgjedhjet në SHBA, thotë Scholz i Gjermanisë

Ankesa, e paraqitur nga këshilltari i përgjithshëm i fushatës së Trumpit, David Warrington, pretendon se fushata e Bidenit nuk mund të riemërohet nga “Biden për President” në “Harris për President” pasi Biden u tërhoq nga gara të dielën.


“Ky është shumë më tepër sesa mbi kontribut i fshehur prej 91.5 milionë dollarësh, nga një kandidat presidencial te tjetri, pra nga fushata e vjetër e Bidenit në fushatën e re të Kamala Harris. Kjo përpjekje është tallje me ligjet tona të financimit të fushatës”, thuhej në ankesën me tetë faqe.

“Kandidatëve federalë u ndalohet të mbajnë kontributet për zgjedhjet në të cilat ata nuk marrin pjesë”, shtoi ai, “Biden për President në vitin 2024 nuk kishte ndërmend të rimbursonte apo rialokonte siç duhet fondet e zgjedhjeve të përgjithshme që kishte fituar tashmë”.

Strategjia që po ndiqej nga ekipi i Trumpit, sipas njerëzve të njohur me këtë çështje, përfshinte hapjen e betejave të reja ligjore për të parandaluar Harrisin të ketë qasje në fondet e Bidenit.

Dy emra thuhet se kryesojnë garën për të qenë kandidatë për “zëvendës-presidentë të Harris”
Lexo po ashtu Dy emra thuhet se kryesojnë garën për të qenë kandidatë për “zëvendës-presidentë të Harris”

Fushata e Harrisit e quajti padinë e FEC një përpjekje ligjore false, duke vënë në dukje se komitetet Biden-Harris kanë qenë gjithmonë komitete të autorizuara për të dyja.

Në një deklaratë, fushata e Harris vuri në dukje se ata kishin mbledhur 100 milionë dollarë donacione në 36 orët që kur Biden u largua nga gara, duke shtuar se “pretendime ligjore të pabaza – si ato që ata kanë bërë prej vitesh për të vjedhur zgjedhjet – do të shërbejnë vetëm për shpërqendrim të votuesve”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Evropa
Kalo në kategori