LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku, Kurtit: Të kalosh një mandat duke ndarë e përçarë kur ka aq shumë punë, është marrëzi

Abdixhiku, Kurtit: Të kalosh një mandat duke ndarë e përçarë kur ka aq shumë punë, është marrëzi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku duke iu referuar Qeverisë Kurti ka thënë se të kalohet një mandat i plotë duke ndarë e përçarë kur ka aq shumë punë e aq shumë nevojë është marrëzi.

Abdixhiku në një postim të Facebook ka shpërndarë një video të kryetarit të Lipjanit, Imri Ahmeti i cili flet për ndërtimin e çerdheve në këtë komunë.

“Në vend ushqimit popullist përplot frustrim e urrejtje, në vend të sulmeve propaganduese parapartiake, ne kemi zgjedhur që kohën tonë t’ia dedikojmë gjërave që kanë rëndësi!


Ndër tjerash, edhe ndërtimin e një çerdhe tjetër në Lipjan, e 5-ta tashmë! Shtëpi edukimi për 100 fëmijë! Model në plot kuptimin e fjalës!”, shkruan Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së tutje thotë se Kosova ka aq shumë potencial e ka aq pak kohë.

“Të kalosh një mandat të plotë duke ndarë e përçarë kur ke aq shumë punë e aq shumë nevojë, është marrëzi.

Në ‘Rrugën e Re’ do të ndërtojmë plot 80 çerdhe të tilla nëpër Kosovë”, shkruan ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ekzekutimi i Ardian Nikulajt, gruaja dhe djali për

Ekzekutimi i Ardian Nikulajt, gruaja dhe djali për "Daily Mail": Mikpritëm vrasësin pa ditur ç’do bënte, hëngrëm bashkë me të dyshuarit

Lajme
Kallas mbërrin në Bruksel, Serwer i kërkon që BE-ja ta braktisë politikën aktuale ndaj Beogradit

Kallas mbërrin në Bruksel, Serwer i kërkon që BE-ja ta braktisë politikën aktuale ndaj Beogradit

Lajme
Dy të plagosur në Prishtinë nga gjuajtjet me armë zjarri

Dy të plagosur në Prishtinë nga gjuajtjet me armë zjarri

Kronika e Zezë
Bajqinovci: Vizita e shefit të CIA-s nuk ka të bëjë me hapjen e Urës së Ibrit

Bajqinovci: Vizita e shefit të CIA-s nuk ka të bëjë me hapjen e Urës së Ibrit

Lajme
Rrjeti i Aksionit të Bazelit: Transporti i ‘hirit helmues’ nga Durrësi, maja e një skandali më të madh

Rrjeti i Aksionit të Bazelit: Transporti i ‘hirit helmues’ nga Durrësi, maja e një skandali më të madh

Lajme
FBI e ka në duar videon e rastit të vrasjes së Donjeta Pajazitajt

FBI e ka në duar videon e rastit të vrasjes së Donjeta Pajazitajt

Drejtësi
Kalo në kategori