LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Situata e sigurisë në Kosovë e përkeqësuar, ndikoi qasja e Qeverisë Kurti me aleatët

Haradinaj: Situata e sigurisë në Kosovë e përkeqësuar, ndikoi qasja e Qeverisë Kurti me aleatët

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se situata e sigurisë në vend është përkeqësuar dhe se për shkak të kësaj është e pashmangshme që të mos diskutohet kjo çështje. Madje, sipas tij, në përkeqësim të situatës ka ndikuar edhe qasja e Qeverisë Kurti me aleatët.

Këto komente kreu i AAK-së i bëri në tryezën e diskutimit për prioritetet në fushën e sigurisë, e cila është organizuar nga kjo parti.

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se angazhimi i Qeverisë për interesa të ngushta partiake ka arritur ta dëmtojë në masë të caktuar sistemin e sigurisë.


“E shohim se ka shumë zhvillime të sigurisë prej atyre globale, por pastaj shohim edhe sfidat e sigurisë në rajon edhe në Kosovë… Mundem me konstatu se e ndjej, e hetoj një përkeqësim të gjendjes së sigurisë në vend, në rend, në ligj edhe po e quaj ashtu në tërësi të situatës në Kosovë. Unë mendoj se burimi i këtij përkeqësimi është mungesa e një doktrine të mirëfilltë për siguri, për rend dhe ligj, për sigurinë e përgjithshme nga Qeveria e Kosovës, nga kryeministri Kurti”.

“Unë mendoj se qasja e tyre e shumë anshme dhe angazhimi i tyre për interesa të ngushta ose partiake gjatë qeverisjes realisht ka mbërri në një mënyrë apo tjetër me e dëmtua po e quaj ashtu në masë të caktuar sistemin e sigurisë, rendin dhe ligjin, nuk po e quaj kapja e këtyre institucioneve sepse nuk është ashtu, por një qasje tepër e anshme partiake dhe një angazhim i tyre jo në përputhje me interesin nacional, me interesat e sigurisë nacionale, me aleatët tonë, pra shpërputhje me ta në shumë raste kanë ndikuar në përkeqësimin e klimës ose në përgjithësi të situatës së sigurisë së vendit, rendit dhe ligjit”, ka thënë Haradinaj, raporton KP.

Ndërsa, ish-drejtori i Policisë, Sheremet Ahmeti, ka thënë se Policia e Kosovës ka shumë sfida, por se ajo më e madhe ka qenë e 24 shtatorit e vitit të kaluar në Banjskë.

Ish-drejtori Sheremet Ahmeti ka folur edhe për paralajmërimet e zyrtarëve të lartë të shtetit se siguria në Kosovë po kërcënohet nga Serbia, duke thënë se kjo krijon frikë dhe shqetësimi tek qytetarët e vendit.

“Besoj dhe shpresoj që angazhimi i zyrtarëve tonë policor është në nivel të duhur ajo është ngrit mbi parimet vërtetë të nj policie demokratike, një policie multietnike, të paanshme dhe është trajnuar mirë… Më pengon nganjëherë edhe fort kur prej institucioneve më të larta vazhdimisht trumbetohet dhe thuhet se Serbia po do me na pushtu, Serbia po don me na ra, Serbia po grumbullon trupa pranë kufirit, por ju lutem vallë a nuk krijon ajo pak frikë, a nuk krijon pak shqetësim te qytetarët e vendit, a nuk krijon ajo po ju them pak panik. Nuk është nevoja të thuhet në opinion. Shteti i Kosovës i ka institucionet e veta… Ne jemi të vetëdijshëm se kënd e kemi në pjesën veriore, çfarë shteti ne kemi dhe normal dhe në atë aspekt dhe në atë fushe të gjithë duhet të jemi të gatshëm, të përgatitur që të ndërmarrim veprime të nevojshëm në aspektin e asaj që siguria e vendit është në nivel”, është shprehur ish-drejtori i Policisë, Sheremet Ahmeti.

Kurse, ish-zv.ministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, ka shtuar se nuk mund të flitet për arsim, për zhvillim ekonomik e çështja të tjera nëse ka pasiguri në vend.

“Ne kemi shumë për me iu ofrua qytetarëve si alternativë me idenë që me ndal fundosjen ku jemi duke shkuar. Po e përsëris në fund. Ne mundemi me fol për arsim, për shëndetësi, për zhvillim ekonomik, por nëse kemi pasiguri krejt vihen në pikëpyetje. Kështu që siguria e vendit është alfa dhe omega për mendimin tim e një ecje përpara e shoqërisë dhe këto organet që kujdesen për këto duhet një trajtim të veçantë për shkak të rrethanave në të cilat po kalon edhe vendi edhe rajoni edhe më gjerë”, ka thënë Berisha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori