Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk mund të ketë barazi sociale nëse nuk ka barazi gjinore.
Në një postim në “X”, ai ka renditur disa nga të arriturat e qeverisë së tij, duke thënë se po punojnë vazhdimisht për të përmirësuar mundësitë për gratë dhe vajzat si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.
“51% e të rinjve të punësuar përmes platformës sonë SuperPuna (SuperJob) të sponsorizuar nga qeveria, së bashku me 55% të përfituesve të masës sonë të punësimit për familjet janë gra. Ne kemi mbështetur vende pune për mbi 12 mijë gra në tre vitet e fundit”, ka shkruar Kurti.
Kryeministri ka shtuar se kanë përdorur masa të synuara ndaj bizneseve në pronësi ose në bashkëpronësi të grave dhe se u kanë ofruar grante dhe subvencione më të larta në kuadër të programeve të efiçiencës së energjisë.
“Më shumë se 100 mijë gra kanë hapur llogaritë e para bankare. Mbi 55 mijë gra kanë përfituar për herë të parë nga shtesat tona të lehonisë. Në tre vitet e fundit ne kemi financuar mbi 4600 bursa universitare për gra dhe vajza në STEM. Ata tani përbëjnë 50% të studentëve në fushat STEM në Universitetin e Prishtinës – një arritje e jashtëzakonshme e barazisë gjinore në fushat tradicionalisht të dominuara nga meshkujt”, ka deklaruar Kurti.
Kurti ka shtuar se kanë integruar politikëbërjen me bazë gjinore në fusha të tilla si energjia, duke ofruar bursa dhe praktika për gratë në energji.
“Numër rekord i grave në pozita vendimmarrëse në institucionet publike, përfshirë ndërmarrjet publike, në të cilat kemi katërfishuar (nga 10% në 45%) peshën e grave në bordet e drejtorëve. Arsimi, punësimi, përfaqësimi, mirëqenia dhe pavarësia financiare janë shtyllat kryesore të barazisë sociale dhe gjinore. Jemi krenarë që nën udhëheqjen e Qeverisë sonë, këto shtylla janë më të forta se kurrë”, është shprehur kryeministri. /Telegrafi/
There can’t be social equality without gender equality. That’s why our social democratic Government is constantly working to improve opportunities for women and girls, in both the public and private sectors.
So far:
🔹51% of young people employed via our government-sponsored…
— Albin Kurti (@albinkurti) July 21, 2024
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Patrullimi i policëve të Serbisë në RMV, Iseni: Të njëjtin bashkëpunim e kemi me Shqipërinë, Kosovën, Kroacinë dhe Malin e Zi
I garbiti qaforen e arit nga qafa, arrestohet i dyshuari në Prizren
Qeveria: LSDM po shpif, nuk është emëruar u.d. zëvendësdrejtor në INP Idrizovë
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga
Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike
Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?
“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit
Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump
"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë