LAJMI I FUNDIT:

Biden tërhiqet nga gara presidenciale, vjen reagimi i Zelenskyt

Biden tërhiqet nga gara presidenciale, vjen reagimi i Zelenskyt

Edhe Evropa ka reaguar për presidentin amerikan, Joe Biden, i cili njoftoi se do të tërhiqet nga gara presidenciale dhe dha miratimin që kandidatja e re e demokratëve të jetë zëvendëspresidentja, Kamala Harris.

Në një deklaratë me shkrim, Biden tha se ka qenë nderi më i madh i jetës së tij të shërbejë si president dhe u zotua të qëndrojë në këtë detyrë deri në përfundimin e mandatit të tij në janar.

“Unë do t’i flas kombit këtë javë dhe do të jap më shumë detaje rreth vendimit tim”, tha Biden.


Nga Ukraina, presidenti Volodymyr Zelensky falënderoi Bidenin për “mbështetjen e palëkundur” gjatë dy viteve të pushtimit rus, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

“Ne do të jemi gjithmonë mirënjohës për udhëheqjen e presidentit Biden. Ne e respektojmë vendimin e sotëm të ashpër, por të fortë”, tha Zelensky.

SHBA-ja nën Bidenin ka qenë mbështetësja kryesore financiare dhe ushtarake e Ukrainës dhe ka shqetësime në të dyja vendet se mbështetja mund të ndalet nëse Donald Trump fiton zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Pas miratimit të Bidenit, deklarohet kandidatja e re e demokratëve: Së bashku do ta mposhtim Trumpin
Lexo po ashtu Pas miratimit të Bidenit, deklarohet kandidatja e re e demokratëve: Së bashku do ta mposhtim Trumpin

Ndryshe, zëvendëspresidentja e tij Kamala Harris falënderoi Bidenin për “udhëheqjen e tij të jashtëzakonshme” dhe tha se ajo ishte e nderuar që kishte miratimin e tij për të kandiduar për Shtëpinë e Bardhë.

“Unë do të bëj gjithçka me fuqinë time për të bashkuar Partinë Demokratike dhe për të bashkuar kombin tonë, për të mposhtur Donald Trump dhe axhendën e tij ekstreme të Projektit 2025”, tha Harris. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë ndodh tani që Joe Biden është larguar nga gara për president të SHBA-së?

Çfarë ndodh tani që Joe Biden është larguar nga gara për president të SHBA-së?

Amerika
Vjen reagimi i Trump, pas tërheqjes së Biden nga gara për president të SHBA-së

Vjen reagimi i Trump, pas tërheqjes së Biden nga gara për president të SHBA-së

Amerika
Emrat që mund të zëvendësojnë Joe Bidenin, pas tërheqjes së tij nga gara për president të SHBA-së

Emrat që mund të zëvendësojnë Joe Bidenin, pas tërheqjes së tij nga gara për president të SHBA-së

Amerika
Reagime nga e gjithë bota pas tërheqjes së Joe Biden nga gara për Shtëpinë e Bardhë

Reagime nga e gjithë bota pas tërheqjes së Joe Biden nga gara për Shtëpinë e Bardhë

Botë
Të gjitha zhvillimet - që nga tërheqja e Joe Biden nga gara presidenciale në SHBA, reagimet dhe

Të gjitha zhvillimet - që nga tërheqja e Joe Biden nga gara presidenciale në SHBA, reagimet dhe "parashikimet" se çfarë mund të ndodhë më pas

Amerika
Pas tërheqjes nga gara, Biden mbështet Kamala Harris si kandidate të demokratëve për presidente të SHBA-së

Pas tërheqjes nga gara, Biden mbështet Kamala Harris si kandidate të demokratëve për presidente të SHBA-së

Amerika
Kalo në kategori