LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 24° clearsky_day

Shpërthimi afër Ujmanit, Policia identifikon një person të dyshuar – në shtëpi i gjenden tri radiolidhje

Shpërthimi afër Ujmanit, Policia identifikon një person të dyshuar – në shtëpi i gjenden tri radiolidhje

Të dielën një granatë dore ka shpërthyer në pjesën veriore të vendit, në afërsi të Liqenit të Ujmanit.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për pjesën veriore, Veton Elshani, gjatë ditës njoftoi se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale në dy vetura, njëra me targa vendore, ndërsa tjera amerikane.

Sipas informatave të autoriteteve të sigurisë, granata është hedhur në vendin e quajtur “Te tuneli i pestë”, në rrugën magjistrale afër Ujmanit.


Ai ka thënë se në kuadër të hetimeve, policia e ka bastisur një shtëpi rreth orës 21:00 në zonën e Zubin Potokut.

Elshani theksoi se nuk është arrestuar askush, megjithatë policia e ka identifikuar një person.

“Policia e Kosovës pas hetimeve intensive ka arritur të identifikojë personin e dyshuar për hedhjen e eksplozivit ndaj veturave të qytetarëve shqiptarë në Liqenin e Ujmanit Në vazhden e hetimeve në lidhje me rastin shpërthimit të sotëm në afërsi të Ujmanit, Policia rreth orës 21.00 ka bastisur një shtëpi në zonën e Zubin Potokut”, ka thënë ai.

Momenti i shpërthimit derisa qytetarët po laheshin në Liqenin e Ujmanit
Lexo po ashtu Momenti i shpërthimit derisa qytetarët po laheshin në Liqenin e Ujmanit

Gjatë të dielës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbisë dhe qarqeve të caktuara mike me të, nuk iu leverdis normaliteti i krijuar në atë pjesë të vendit.

“Duke e humbur ndikimin në këtë zonë, nervoza u bëhet agresivitet. Edhe grupe të ndryshme kriminale, pak a shumë të lidhura me të, kanë humbur mundësinë për përfitime enorme çfarë i patën për më shumë se dy dekada që nga çlirimi i Kosovës”, ka thënë Kurti, duke u zotuar për sundim dhe rend publik në gjithë Kosovën”.

“Kjo pjesë, ashtu si të gjitha tjerat të vendit tonë, me potencialin dhe bukuritë e saj do të përdoret nga të gjithë qytetarët pa dallim”, ka deklaruar Kurti.

Së fundi, dhjetra qytetarë janë parë duke u freskuar tek Liqeni i Ujmanit, kjo pasi temperaturat në vend arritën deri në 38 gradë Celsius.

Në momentin e shpërthimit, disa qytetarë kanë qenë duke u larë në liqen./Telegrafi/