LAJMI I FUNDIT:

Gjiganti anglez tentoi transferimin e Kenan Yildiz, por iu mbyll dera nga Juventusi

Gjiganti anglez tentoi transferimin e Kenan Yildiz, por iu mbyll dera nga Juventusi

Chelsea raportohet se ka qenë në kontakt me Juventusin për t’u përpiqur që të eksplorojë një lëvizje të mundshme për Kenan Yildiz, por oferta e tyre u refuzua menjëherë.

Sulmuesi 19-vjeçar doli të jetë njëri prej lojtarëve më të mirë të ‘Zonjës së Vjetër’ sezonin e kaluar, duke shënuar katër gola në 32 ndeshje, ndërsa ishte pjesë e rëndësishme e Turqisë në Euro 2024.

Yildiz ka edhe tri vite të mbetura në kontratën e tij me Juventusin, por bisedimet kanë nisur për ta zgjatur atë edhe më tutje, duke i ofruar një pagë më të madhe.


Një ofertë prej 1.2 milionë eurosh në sezon është në tavolinë, por 19-vjeçari po pret një ofertë më të mirë nga klubi.

Gazzetta dello Sport detajon se si Juventusi ka besim tek Yildiz dhe po planifikon që të ulet në tavolinën e bisedimeve sërish me agjentin e tij, për të diskutuar një kontratë katër ose pesë vjeçare,

Yildiz po konsiderohet i pashitshëm nga ‘Bianconerët’, të cilët së fundmi refuzuan një ofertë të Chelseat.

‘Blutë e Londrës’ ishin të interesuar ta bëjnë reprezentuesin turk blerjen e radhës të Enzo Marescas, por u takuan me një ‘mur me tulla’./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Sport
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Premier League
Kalo në kategori