LAJMI I FUNDIT:

Sunny Hill Festival shpërblen me zbritje të madhe miqtë e “Believers”

Sunny Hill Festival shpërblen me zbritje të madhe miqtë e “Believers”

A jeni shok/qe e ndonjërit prej “Believers” të Sunny Hill Festivalit? Nëse po, ju merrni zbritjen më të madhe në blerje të biletës. Krejt çfarë duhet të bëni është të shfrytëzoni kodin e dërguar nga Festivali të miku/ja juaj që është “believer”.

Prishtinë, 20 korrrik – Kanë mbetur edhe 5 ditë deri të edicioni i sivjetmë i Sunny Hill Fesitval, që po konsiderohet më i madhi që është organizuar ndonjëherë.

Ndjekësit e përvitshëm të festivalit, ata që kanë blerë biletat “believer” që në ditët e para të shitjeve, tashmë kanë marrë një mesazh të veçantë nga organizatorët.


Të gjithë blerësve të tiketave “believer” u është dërgua një kod, të cilin mund ta ndajmë me 4 shok/qe në mënyrë që ata të përfitojnë 40% zbritje për biletë. Kjo njëkohësisht është zbritja më e madhe që ka ofruar ndonjëherë festivali Sunny Hill.

Festivali tashmë ka bërë të ditur emrat e pothuajse të gjithë artistët që do të performojnë. Në mesin e tyre janë yjet si: Bebe Rexha, Stormzy, Burna Boy, Black Coffee, Dj Snake, Tomy Gold, The Blaze, AntsLive, The Martinez Brothers, Chloe Calliet, My Gal, Lancey, Kamal etj.

Nuk mungojnë as artistët vendas që tashmë kanë bërë famë si: Yll Limani, Dafina Zeqiri, Dhurata Dora, Ledri Vula, Kresha & Lyrical Son, Llafazani, Capital T, Mozzik e të tjerë bashkë me disa emra të ri të skenës si: Elsa Mala, Milk Snatchers, Bleta Përtace etj.

Edicioni i sivjetmë mbahet prej 25 –28 korrik në Bërnicë të poshtme në Sunny Hill Park ku tashmë festivali po punon në detajet e fundit për të transformuar atë hapësirë. Biletat mund të blihen në uebfaqe të festivalit: https://sunnyhillfestival.com/tickets/