LAJMI I FUNDIT:

Fabregas mori licencat e nevojshme, tashmë bëhet zyrtarisht trajneri i klubit në të cilin ka edhe aksione si pronar

Fabregas mori licencat e nevojshme, tashmë bëhet zyrtarisht trajneri i klubit në të cilin ka edhe aksione si pronar

Cesc Fabregas është zyrtarisht trajner i Comos, me të cilët do të militojë në Serie A këtë sezon.

Fabregas u konfirmua trajneri i klubit në të cilin ka edhe një pjesë të vogël të pronësisë dhe ku punoi edhe sezonin e kaluar në Serinë B.

Në nëntor ai u emërua si trajner i përkohshëm, pasi nuk kishte marrë ende licencën UEFA Pro dhe mund të ishte në atë pozicion vetëm për një muaj.


Prandaj, klubi solli përkohësisht në postin e trajnerit uellsianin Osian Roberts dhe Fabregas ishte asistent i tij deri në fund të sezonit. Vendi i dytë në Serie B i siguroi Como ngjitjen në elitë dhe tashmë spanjolli ka të gjitha kushtet e nevojshme për të marrë drejtimin e skuadrës, ndërsa Roberts do të tërhiqet në rolin e drejtuesit të zhvillimit.

“Jam i lumtur që hyj në këtë sezon si trajner dhe falënderoj grupin e pronarëve që më besuan këtë detyrë. Ndaj ambiciet e tyre dhe mendoj se ky është vetëm fillimi për këtë klub. Ky do të jetë një sezon i vështirë dhe i rëndësishëm, por stafi im dhe unë jemi gati dhe plot besim”, deklaroi Fabregas. Prandaj, kjo do të jetë puna e parë e vërtetë si trajner për Fabregas.

Mesfushori legjendar spanjoll në Como e përfundoi karrierën e tij të pasur si lojtar në fund të sezonit para të kaluar. Ai ka luajtur për Arsenalin, Barcelonën, Chelsean dhe Monacon.  Me Spanjën ishte kampion i botës dhe i Evropës./Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Shefi i Bolognës dha një përgjigje brutale me tri fjalë kur u pyet për transferimin e Calafiorit tek Arsenali

Shefi i Bolognës dha një përgjigje brutale me tri fjalë kur u pyet për transferimin e Calafiorit tek Arsenali

Serie A
Juventusi i Thiago Mottas me afrimet dhe objektivat kryesorë - formacioni i mundshëm

Juventusi i Thiago Mottas me afrimet dhe objektivat kryesorë - formacioni i mundshëm

Serie A
Barcelona e gjen në Rusi një tjetër kandidat potencial për ta përforcuar mesfushën

Barcelona e gjen në Rusi një tjetër kandidat potencial për ta përforcuar mesfushën

La Liga
Ylli i Barcelonës po konsideron kalimin në Ligën Premier pas skadimit të kontratës

Ylli i Barcelonës po konsideron kalimin në Ligën Premier pas skadimit të kontratës

La Liga

"Vetëm nënshkrimi i Nico Williams nuk mjafton që Barça të kapërcejë Real Madridin" - legjenda braziliani tregon se sa lojtarë duhet të blihen

La Liga
Njëri nga dy yjet e Man Utd duhet të ‘sakrifikohet’ për ta kompletuar transferimin e Ugartes

Njëri nga dy yjet e Man Utd duhet të ‘sakrifikohet’ për ta kompletuar transferimin e Ugartes

Premier League
Kalo në kategori