Në Kamenicë, nga e shtuna (20 korrik) do të fillojë Festivalin “Kamenica Summer Fest 2024”, i cili do të shoqërohet me një sërë aktivitetesh të organizuara nga komuna.
Festivali, që do të fillojë më 20 korrik do të zgjasë deri më 6 gusht 2024.
Sipas agjendës, të shtunën do të mbahen aktivitete me gjimnastikë dhe akrobacione, me fillim nga ora 20:30, në amfiteatrin e qytetit. Gjithashtu, do të ketë edhe lojëra pa kufi, që do të fillojnë po ashtu nga nesër dhe do të vazhdojnë deri me datën 25 korrik dhe do të mbahen në bulevardin e qytetit.
Ndërsa, më 21 korrik në ora 19:00, do të mbahen lojërat e badmintonit në amfiteatrin e qytetit.
Data 22 korrik, do të përfshijë lojërat e streetball, duke filluar nga ora 19:00, në amfiteatër. Përveç kësaj, me fillim të datës 22 e deri më 24 korrik, do të fillojnë poashtu lojërat e climbing (ngjitja) dhe zip line, te lugu i verdhë. Kurse, në mëngjesin e hershëm të datës 23 korrik, do të bëhet nisja për hiking (ecje në natyrë) dhe poashtu do të vazhdoj deri më datën 25 me aktivitetet e Pato’s Tournament – “Astrit Dërmaku”, nga ora 19:00 në amfiteatër.
Nga 24 deri më 25 korrik, do të ketë poashtu aktivitete të ndryshme, duke përfshirë maskotat që do të nisë nga ora 20:00, në bulevardin e qytetit. Pastaj, paintball do të mbahet tek Lugu i Verdhë. Kinemaja Verore do të mbahet nga data 24-25, duke filluar nga ora 20:00, në Lugun e Verdhë dhe Platoja e Shtëpisë së Kulturës.
Poashtu, 26-27-28 do të përfshijë një sërë aktivitetesh tjera.
Panairi i prodhimeve vendore do të mbahet përgjatë tri ditëve, duke përfshirë datat 26-27-28, në bulevardin e qytetit.
Me datën 26-27 dhe 28, poashtu do të mbahet koncerti me artistë nacional dhe dj show, me fillim nga ora 20:00, në bulevardin e qytetit. Në ora 10:00, do të mbahet tour-i i Kryetarit me Diasporën, ndërsa në po të njëjtën datë, me 27 korrik, me fillim nga ora 18:00, do të mbahet 50 vjetori i KF “Kikës”.
Me fillim nga ora 16:00, me datën 28 korrik, do të mbahet aktiviteti me motocross. Pastaj, nga ora 19:30 do të mbahet motoshow, në bulevardin “Nënë Tereza”.
Data 29 korrik, poashtu përfshijnë aktivitete intersante, duke përfshirë shfaqje teatrale, duke filluar nga ora 20:00, në amfiteatrin e qytetit dhe finalja e turneut “Rogana 2024”, në ora 18:30.
Stand up Comedy, në ora 20:00, në amfiteatrin e qytetit do të mbahet me datën 30 korrik, ndërsa Festivali Internacional i Kulturave do të mbahet me 31 korrik, në amfiteatër dhe në bulevard, në ora 19:00.
Poashtu, edhe muaji gusht përfshinë një sërë aktivitetesh të ndryshme, duke filluar me Go Kart, nga ora 19:00, në rrugën “Skënderbeu”.
2 gushti do të mbaj lojërat e beachvolley, nga ora 19:00, në amfiteatrin e qytetit.
Më 3 gusht do të mbahet tryeza me personalitete, me fillim nga ora 16:00, tek kulla e Kadri Zekës, lojërat e CS-GO do të mbahen në amfiteatrin e qytetit, në ora 20:00, si dhe FIFA play station do të mbahet poashtu në amfiteatrin e qytetit, nga ora 19:00.
Car shoë do të mbahet me datën 4 gusht, nga ora 20:00 tek parkingu i Viva-Fresh.
Me datën 5 gusht do të mbahet ekspozita e Gëzim Morinës, e cila do të hapet nga ora 19:00, në amfiteatrin e qytetit të Kamenicës.
Dhe, i gjithë ky festival do të mbyllet me lojën e shahut e cila do të mbahet me 6 gusht, me fillim nga ora 16:00, në amfiteatrin e qytetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Komuna e Gjilanit bën thirrje për pagesën e borxheve të tatimit në pronë, paralajmëron procedura ligjore për borxhlinjtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/komuna-e-Gjilanit-380x233.jpg)
Komuna e Gjilanit bën thirrje për pagesën e borxheve të tatimit në pronë, paralajmëron procedura ligjore për borxhlinjtë
![“Nuk i kemi lënë ne” – kompania kontraktuese pa përgjegjësi pas ankesës së qytetarit për lënien e mbetjeve nga punimet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/2-6-380x233.png)
“Nuk i kemi lënë ne” – kompania kontraktuese pa përgjegjësi pas ankesës së qytetarit për lënien e mbetjeve nga punimet
![Drejtoria për Bujqësi po trajton rastet e dëmtimeve tek prodhimet bujqësore, s’ka fonde t’i mbështes](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/bajram-isufi-380x233.png)
Drejtoria për Bujqësi po trajton rastet e dëmtimeve tek prodhimet bujqësore, s’ka fonde t’i mbështes
![Flet e dashura e Faton Hajrizit: Pa e pa trupin e tij nuk besoj që ka vdekur](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Hh-380x233.jpg)
Flet e dashura e Faton Hajrizit: Pa e pa trupin e tij nuk besoj që ka vdekur
![Çfarë ndodh tani që Joe Biden është larguar nga gara për president të SHBA-së?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_12-10-380x233.jpg)
Çfarë ndodh tani që Joe Biden është larguar nga gara për president të SHBA-së?
![Shpërthimi afër Ujmanit, Policia identifikon një person të dyshuar - në shtëpi i gjenden tri radiolidhje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/shperthimi-te-ujmani-380x233.jpg)
Shpërthimi afër Ujmanit, Policia identifikon një person të dyshuar - në shtëpi i gjenden tri radiolidhje
![Veturat e grupit të Radoiçiqit tani në përdorim nga Policia e Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/veturat-e-Radoiciqit-380x233.jpg)
Veturat e grupit të Radoiçiqit tani në përdorim nga Policia e Kosovës
![Ylli i Bayernit gaboi në pasim, Vincent Kompany me reagim të tepruar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/goretzka-380x233.png)
Ylli i Bayernit gaboi në pasim, Vincent Kompany me reagim të tepruar
![Arrihet marrëveshja: Marco Reus bëhet me skuadër të re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/reus-1-380x233.jpg)
Arrihet marrëveshja: Marco Reus bëhet me skuadër të re
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Ishte braktisur në udhëkryqin Arllat-Llapushnik në vitin 2000, 24-vjeçarja kërkon të gjejë prindërit e saj biologjikë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Ramiz-Lladrovci-vajza-sos-380x233.jpg)
Ishte braktisur në udhëkryqin Arllat-Llapushnik në vitin 2000, 24-vjeçarja kërkon të gjejë prindërit e saj biologjikë
![Erdhi në Shqipëri për dy javë, bjellorusja dashurohet me shqiptarin dhe vendos të qëndrojë përgjithmonë këtu](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/bellorusja-380x233.jpg)
Erdhi në Shqipëri për dy javë, bjellorusja dashurohet me shqiptarin dhe vendos të qëndrojë përgjithmonë këtu
![Mërgimtarët shmangin Merdarin dhe vendkalimet e tjera kufitare me Serbinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/kufiri-merdares-380x233.jpg)
Mërgimtarët shmangin Merdarin dhe vendkalimet e tjera kufitare me Serbinë
![Paralajmërimet për sulme të mundshme nga Serbia: Sensibilizim i duhur apo “trembje” e investitorëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/vendi-ku-ishte-grupi-terrorist-serb-ne-Manastirin-e-Banjskes-se-Zvecanit-veri-foto-Ridvan-Slivova-64-780x439-1-380x233.jpg)
Paralajmërimet për sulme të mundshme nga Serbia: Sensibilizim i duhur apo “trembje” e investitorëve
![Si një përditësim i vetëm shkaktoi ndërprerje globale të internetit?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_15-22-380x233.png)
Si një përditësim i vetëm shkaktoi ndërprerje globale të internetit?
![A do t’ia dorëzojë Serbia trupin e Faton Hajrizit familjes, flasin juristë e ekspertë të sigurisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Faton-Hajrizi-3-380x233.jpg)
A do t’ia dorëzojë Serbia trupin e Faton Hajrizit familjes, flasin juristë e ekspertë të sigurisë