LAJMI I FUNDIT:

Pse kolapsoi në mbarë botën interneti?

Pse kolapsoi në mbarë botën interneti?

Kompania e sigurisë kibernetike CrowdStrike pësoi një ndërprerje të madhe, njoftoi kompania për NBC, duke ndikuar në mbarë globin.

Ndërprerja rezultoi shkaku i problemeve me përditësimin më të fundit, njoftoi kompania. CrowdStrike tani është në proces të rikthimit të përditësimit.

Konfirmimi erdhi pas raportimeve të shumta rreth problemeve teknike në të gjithë botën, shkruan cnbc.


Banka, linja ajrore e media - dështim masiv i internetit po shkakton probleme në mbarë botën
Lexo po ashtu Banka, linja ajrore e media - dështim masiv i internetit po shkakton probleme në mbarë botën

Microsoft njoftoi më herët të premten se shërbimet ‘cloud’ ishin rikthyer kryesisht pas një ndërprerjeje që preku aplikacionet e saj në SHBA. Nuk është e qartë nëse kjo ndërprerje ishte e lidhur me përditësimin e CrowdStrike.

Megjithatë, çështja e përditësimit në CrowdStrike duket se ka prekur drejtpërdrejt sistemet e Windows në të gjithë botën, ku në laptope shfaqen pamje të njohura si “ekrani blu i vdekjes”.

“CrowdStrike është në dijeni të raportimeve për rrëzime në hostet e Windows të lidhura me Falcon Sensor,” tha CrowdStrike në një mesazh të regjistruar telefonik.

Linjat ajrore, transmetuesit, kompanitë e telekomit dhe bankat ishin midis shumë bizneseve që raportuan probleme të premten, megjithëse nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë po shkaktonte çdo problem. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Musk do të tërheqë ofertën prej gati 100 miliardë dollarësh për OpenAI - vetëm nëse nuk i plotësohet një kusht

Musk do të tërheqë ofertën prej gati 100 miliardë dollarësh për OpenAI - vetëm nëse nuk i plotësohet një kusht

Teknologji
Zhvillimi i robotëve humanoidë, nga Meta thonë se kanë një qëllim të ri

Zhvillimi i robotëve humanoidë, nga Meta thonë se kanë një qëllim të ri

Teknologji
Nëse keni një iPhone, duhet ta çaktivizoni këtë menjëherë!

Nëse keni një iPhone, duhet ta çaktivizoni këtë menjëherë!

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

OpenAI refuzon ofertën miliarda dollarëshe të Musk: Nuk jemi në shitje

OpenAI refuzon ofertën miliarda dollarëshe të Musk: Nuk jemi në shitje

Teknologji
Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Teknologji
Kalo në kategori