Drita ka mësuar kundërshtarin e raundit të dytë të Ligës së Konferencës- islandezët e Breidablik do të përballen me gjilanasit
![Drita ka mësuar kundërshtarin e raundit të dytë të Ligës së Konferencës- islandezët e Breidablik do të përballen me gjilanasit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/dritaa-12-780x439.jpg)
Drita e Gjilanit, si ekipi i tretë në futbollin Kosovar për edicionin që lamë pas, do t’i fillojë garat evropiane nga raundi i dytë i Ligës së Konferencës.
Pas raundit të parë, Drita ka mësuar kundërshtarin, pasi do të përballet me islandezët e Breidablik, që arritën të ishin më të mirë se sa Tikveshi i Maqedonisë së Veriut, të cilët i mposhti me rezultat të përgjithshëm 5-4.
Drita do të luajë ndeshjen e parë si mysafir më 25 korrik, ndërsa më 1 gusht do të zhvillohet ndeshja kthyese.
Por kush është Breidablik dhe cilat janë sukseset e tyre, vlera dhe yjet e skuadrës.
Klubi është themeluar në vitin 1950 dhe që atëherë kanë arritur të fitojë titullin vetëm dy herë në histori të klubit, ndërsa numron edhe një Kupë të Islandës, dy Kupa të Ligës dhe një Superkupë të Islandës.
Suksesi më i madh i klubit është pjesëmarrja në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës në sezonin e shkuar, duke u bërë klubi i parë islandez që merr pjesë në këtë nivel garash. në një grup me Gent, Maccabi Tel Aviv dhe Zorya përfunduan të fundit me të gjitha humbje.
Vlera e skuadrës sipas Transfermakt prek vlerën e 3 milionë eurove, plotë 2 milionë euro më pak se sa Drita.
Lojtari kryesor i ekipit është Isak Snaer Thorvaldsson, një sulmues qëndron që ka vlerën 600 mijë euro..
Pas tij vijnë emra si Aron Bjarnason që luan si sulmuesi i krahut me vlerë 350 mijë euro, ndërsa pas tij është kapiteni Höskuldur Gunnlaugsson që luan mbrojtës krahu.
Trajner i ekipit është Halldor Arnason. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Dhjetë transferime të mëdha ndodhën brenda një dite – klubet e pesë ligave kryesore bën blerje të bujshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/10-transferimet-1212-380x233.jpg)
Dhjetë transferime të mëdha ndodhën brenda një dite – klubet e pesë ligave kryesore bën blerje të bujshme
![Shtatë klube shqiptare mbesin në garë, katër eliminohen – kundërshtarët dhe orari në Ligën e Konferencës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/top-7-380x233.jpg)
Shtatë klube shqiptare mbesin në garë, katër eliminohen – kundërshtarët dhe orari në Ligën e Konferencës
![Malisheva nuk ia del ta ruajë epërsinë nga ndeshja e parë, mposhtet thellë në Podogricë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/450528340_1388807188728448_8580522526329947292_n-1-380x233.jpg)
Malisheva nuk ia del ta ruajë epërsinë nga ndeshja e parë, mposhtet thellë në Podogricë
![Dhjetë transferime të mëdha ndodhën brenda një dite - klubet e pesë ligave kryesore bën blerje të bujshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/10-transferimet-1212-380x233.jpg)
Dhjetë transferime të mëdha ndodhën brenda një dite - klubet e pesë ligave kryesore bën blerje të bujshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-18-225026-380x233.png)
"Mu zhduk gjithë pasioni që kisha për lojën, isha afër tërheqjes nga futbolli" - dështoi te Arsenali, flet për periudhën e vështirë që kaloi
![Shtatë klube shqiptare mbesin në garë, katër eliminohen - kundërshtarët dhe orari në Ligën e Konferencës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/top-7-380x233.jpg)
Shtatë klube shqiptare mbesin në garë, katër eliminohen - kundërshtarët dhe orari në Ligën e Konferencës
![FIFA publikon renditjen e re – ‘fluturojnë’ Spanja, Zvicra dhe Turqia, bien Belgjika dhe Portugalia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/fifa-spanja-argjentina-380x233.jpg)
FIFA publikon renditjen e re – ‘fluturojnë’ Spanja, Zvicra dhe Turqia, bien Belgjika dhe Portugalia
![Agjenti i Olmos takohet me gjigantin evropian, zyrtarizimi brenda 48 orëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-18-143239-380x233.jpg)
Agjenti i Olmos takohet me gjigantin evropian, zyrtarizimi brenda 48 orëve
![Asnjë befasi, Kroos zbulon tre lojtarët më të mirë me të cilët ka luajtur te Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-18-144930-380x233.jpg)
Asnjë befasi, Kroos zbulon tre lojtarët më të mirë me të cilët ka luajtur te Real Madridi
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Dhjetë transferime të mëdha ndodhën brenda një dite - klubet e pesë ligave kryesore bën blerje të bujshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/10-transferimet-1212-380x233.jpg)
Dhjetë transferime të mëdha ndodhën brenda një dite - klubet e pesë ligave kryesore bën blerje të bujshme
![Analistët kërkojnë dorëheqjen e Sveçlës pas ikjes së Faton Hajrizit dhe të tjerëve nga burgjet e Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/te-kerkuarit-xhelal-380x233.jpg)
Analistët kërkojnë dorëheqjen e Sveçlës pas ikjes së Faton Hajrizit dhe të tjerëve nga burgjet e Kosovës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_4-46-380x233.jpg)
"Sulmuesi ishte i buzëqeshur", polici i plagosur rrëfen si ndodhi ngjarja në Loznicë
![Biden pranon se mund t'i duhet të heqë dorë nga gara për President?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_13-8-380x233.jpg)
Biden pranon se mund t'i duhet të heqë dorë nga gara për President?
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-18-225026-380x233.png)
"Mu zhduk gjithë pasioni që kisha për lojën, isha afër tërheqjes nga futbolli" - dështoi te Arsenali, flet për periudhën e vështirë që kaloi
![Politika](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/image-380x233.jpg)
Politika "idiotike" e Gjermanisë, Britania e Madhe "një shtet islamik",...: Çfarë mendon në të vërtetë kandidati për zëvendëspresident i Donald Trump, J.D. Vance për Evropën?