Mickoski: Tranziti i gazit përmes Maqedonisë është përfitim për Evropën, punojmë për ndërtimin e interkonektorëve
![Mickoski: Tranziti i gazit përmes Maqedonisë është përfitim për Evropën, punojmë për ndërtimin e interkonektorëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/mickoski-hristijan-780x439.jpg)
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot gjatë fjalimit të tij në Samitin e Liderëve të Bashkimit Evropian, që u mbajt në Londër, foli për energjinë.
Ai tha se energjia është çështje e rëndësishme në botë në kushtet e agresionit rus ndaj Ukrainës.
“Të flasësh për energjinë në politikë është një gjë, por të flasësh për realizimin e projekteve energjetike nga pikëpamja teknike është krejtësisht ndryshe. Më lejoni të theksoj se realizimi i projekteve energjetike kërkon kohë, nuk mund vetëm ta imagjinosh dhe menjëherë e njejta të realizohet. Duhet të bësh plan, të përfundosh detyrat e shtëpisë dhe pastaj vijon një dekadë deri në realizim”, theksoi Mickoski.
Ai theksoi se bashkëpunimi rajonal është i domosdoshëm në këtë drejtim, sepse të gjitha vendet e rajonit dhe të Evropës duhet të gjejnë një alternativë të gazit rus dhe keqpërdorimit të tij për ndikim politik.
“Duhet të konsolidojmë planet tona dhe të punojmë së bashku, sepse pa marrë parasysh se a jemi anëtarë të BE-së apo kandidatë për anëtarësim, ne duhet të punojmë së bashku, sepse të gjithë jemi të lidhur. Ne jemi një vend i vogël, nuk jemi një konsumator i madh i energjisë, por jemi pjesë e konsiderushme sepse të gjitha kontratat e tranzitit përmes Ukrainës skadojnë deri në fund të vitit. Zgjidhja e vetme do të mbetet Rrjedha e Jugut dhe Rrjedha Turke që do të thotë se gazi rus dhe Rusia do ta përdorin atë për ndikim politik. Prandaj duhet të gjejmë mënyrë se si të zëvendësojmë gazin rus me burime të tjera”, tha kryeministri Mickoski.
Ai theksoi se Maqedonia po punon në mënyrë të përshpejtuar në sferën e energjetikës, është në proces ndërtimi i interkonektorëve dhe synimi është që shteti të luajë një rol të rëndësishëm në tranzitin e ardhshëm të gazit nga Azerbajxhani, Katari, Amerika apo burime të tjera të gazit drejt Evropës.
“Ne mund të jemi një faktor i rëndësishëm i tranzitit. Ne po e përshpejtojmë ndërtimin e interkonjeksionit me Greqinë dhe së shpejti do të fillojmë ndërtimin e interkonjeksionit me Serbinë. Me këtë, vendet e Evropës Qendrore do të kenë qasje më të mirë deri te gazi i Azerbajxhanit, Katarit, Kazahstanit dhe gazit nga SHBA. Tranziti përmes vendit tim është benefit për Evropën. Për këtë qëllim kemi resor të ri në Qeveri, Ministrinë e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, e cila do të jetë përgjegjëse për këtë çështje, sepse dëshirojmë të jemi një lojtar i rëndësishëm në këtë fushë”, tha Mickoski.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Ramadani: Kosova nuk ka përgjegjësi në rastin e vrasjes së policit serb, Beogradi po bën propagandë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/6514564646441416-380x233.jpg)
Ramadani: Kosova nuk ka përgjegjësi në rastin e vrasjes së policit serb, Beogradi po bën propagandë
![Flet vëllai i të arratisurit Faton Hajrizi: Jam në Gjermani, ai mi vodhi dokumentet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/artan-hajziri-380x233.jpg)
Flet vëllai i të arratisurit Faton Hajrizi: Jam në Gjermani, ai mi vodhi dokumentet
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_8-21-380x233.jpg)
"Shërbimet serbe e ruse, qëndrime armiqësore ndaj Shqipërisë", drejtoresha e SHISH: Janë realizuar veprimtari spiunazhi
![Apeli kthen në rigjykim rastin e vrasjes së 18-vjeçarit në Podujevë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/1705941331298-780x439-1-380x233.jpg)
Apeli kthen në rigjykim rastin e vrasjes së 18-vjeçarit në Podujevë
![Profesori i kriminalistikës: Shteti dështoi ta risocializojë Faton Hajrizin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/mensut-faton-380x233.jpg)
Profesori i kriminalistikës: Shteti dështoi ta risocializojë Faton Hajrizin
![Vrasja e policit serb në Serbi, flet Kurti](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/kryeministri-Kurti-380x233.jpg)
Vrasja e policit serb në Serbi, flet Kurti
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Qehaja: S’ka rrezik për dorëzimin e Blerim Ramadanit në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_7-18-380x233.jpg)
Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Qehaja: S’ka rrezik për dorëzimin e Blerim Ramadanit në Serbi
![Pamje e rrallë e një “fisi të pakontaktuar” që dalin nga pylli tropikal i Amazonës – pasi po përballen me një “katastrofë humanitare”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/skynews-mascho-piro-tribe-amazon_6629179-380x233.jpg)
Pamje e rrallë e një “fisi të pakontaktuar” që dalin nga pylli tropikal i Amazonës – pasi po përballen me një “katastrofë humanitare”
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/granit-xhaka-4-380x233.jpg)
"Pjesa e munguar e enigmës" - legjenda e Chelseat kërkon transferimin e Granit Xhakës
![E dashura e Yamalit konvertohet në fenë islame pas lidhjes me yllin e Spanjës? Detaji që nxiti spekulimet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/lamineyamal-spain-380x233.jpg)
E dashura e Yamalit konvertohet në fenë islame pas lidhjes me yllin e Spanjës? Detaji që nxiti spekulimet
![Momenti i Princeshës së Spanjës me Gavin bëhet viral në internet, Leonor thuhet se ka një pëlqim për yllin e Barcelonës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/princessleonorandgavi-380x233.jpg)
Momenti i Princeshës së Spanjës me Gavin bëhet viral në internet, Leonor thuhet se ka një pëlqim për yllin e Barcelonës
![Rabiot ka refuzuar ofertën përfundimtare të Juventusit, në bisedime me disa klube të njohura](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Rabiot-1-380x233.jpg)
Rabiot ka refuzuar ofertën përfundimtare të Juventusit, në bisedime me disa klube të njohura