LAJMI I FUNDIT:

Programi ‘Kompakt’: 16 milionë dollarë jepen për trajnim e shkathtësim të fuqisë punëtore në sektor të energjisë

Programi ‘Kompakt’: 16 milionë dollarë jepen për trajnim e shkathtësim të fuqisë punëtore në sektor të energjisë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka takuar përfaqësuesit e MCA Kosovë, me të cilët ka diskutuar për Projektin JETA dhe planet për fillimin e implementimit të tij, i cili projekt realizohet në kuadër të Programit Kompakt me Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit.

Për realizmin e  Projektit JETA, janë të dedikuara 16 milionë dollarë nga programi më i madh i energjisë me MCC-në.

Ky projekt ka dy objektiva kryesore, të nxisë trajnimin dhe shkathtësimin e të rinjve, të cilët mund të kontribuojnë në sektorin e energjisë apo sektorë të ngjashëm, si dhe të rrisë pjesëmarrjen grave në sektorin e energjisë.


Ky projekt pritet të lehtësojë tranzicionin e energjisë të udhëhequr nga Qeveria e Kosovës, duke krijuar mundësinë që fuqia punëtore që fitojnë shkathtësitë e kërkuara, e njëherazi të ofrohet asistencë teknike për punëdhënësit në fushën e energjisë dhe në këtë mënyrë, të rritet edhe përfaqësimi i grave në këtë sektor.

Me këtë rast, Rizvanolli ka theksuar se teksa ndërtojmë kapacitete për ruajtjen e energjisë në njërën anë, e kapacitete të reja për gjenerim të energjisë në anën tjetër, është tejet e rëndësishme të sigurohemi që kemi fuqi punëtore të shkathtë e gjithëpërfshirëse, për t’i realizuar e mirëmbajtur ato me sukses.

Ajo po ashtu ka kujtuar se sektori i energjisë, ekonomia dhe shoqëria jonë, janë vetëm të forta aq sa janë edukimi dhe trajnimi i fuqisë tonë punëtore.

“Ato mund të jenë të forta dhe të drejta, vetëm nëse të gjithë kontribuojnë në mënyrë aktive me aftësitë, njohuritë dhe idetë e tyre, por gjithashtu përfaqësohen dhe përfitojnë nga zhvillimi ekonomik në mënyrë të barabartë”.

Projekti JETA është pjesë e Programit Kompakt me MCC-në, i cili është projekti më i rëndësishëm i energjisë, ku përmes këtij projekti, Kosova do të ketë rezerva të energjisë përmes baterive të kapacitetit prej 340 MWh.

 Programi Kompakti ka vlerën e 236.7 milionë dollarësh, janë 202 milionë dollarë janë grant i fituar nga Qeveria amerikane dhe 34.7 milionë dollarë të dedikuara nga Qeveria e Kosovës. 

Në takim me Ministren Rizvanolli ishin Florina Duli – Sefaj, drejtoreshë ekzekutive e MCA – Kosovë, Burim Hashani, zëvendësdrejtor ekzekutiv për programe, Vesa Rezniqi – Pallaska, drejtoreshë për përfshirje gjinore dhe sociale, Hamit Qeriqi, drejtor i Projektit JETA, Genta Agaj, drejtoreshë për monitorim dhe vlerësim. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
A po i fsheh Roman Abramovich miliardat në kompanitë gjermane?

A po i fsheh Roman Abramovich miliardat në kompanitë gjermane?

Kalo në kategori