LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri – Kroaci në mesin e 10 ndeshjeve më të mira në Euro 2024, UEFA hap sondazh për më të mirën

Shqipëri – Kroaci në mesin e 10 ndeshjeve më të mira në Euro 2024, UEFA hap sondazh për më të mirën

Jehona e finaleve të Kampionatit Europian “Gjermani 2024” vazhdon ende edhe pas përfundimit të saj mbrëmjen e 14 korrikut.

UEFA ka përzgjedhur së fundmi 10 ndeshjet më të spikatura të finaleve të EURO 2024 dhe mes tyre është edhe takimi i grupit B mes Shqipërisë dhe Kroacisë, që përfundoi me rezultatin 2-2.

Sipas UEFA-s, këto janë ndeshjet me intensitet më të lartë loje, spektakël, raste, gola të bukur, përmbysje rezultati dhe gola të shënuar në minutat e fundit.


Mbyllet me dramë ndeshja mes Shqipërisë dhe Kroacisë: Sigurojmë pikën e parë në Euro 2024
Lexo po ashtu Mbyllet me dramë ndeshja mes Shqipërisë dhe Kroacisë: Sigurojmë pikën e parë në Euro 2024

Ndeshja Shqipëri – Kroaci konsiderohet nga UEFA si një nga sfidat më të bukura të këtij Evropiani.

Në këtë duel ballkanik, Qazim Laçi kaloi fillimisht në avantazh kuqezinjtë në minutën e 11-të, ndërsa kroatët barazuan rezultatin me Kramariç në minutën e 74-t. Në të 76-tën, Klaus Gjasula shënoi një autogol, ndërsa në minutën e 5-të të kohës shtesë ishte po djaloshi kuqezi ai i cili realizoi golin e barazimit.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Kroacisë për libra të rekordeve - kishte 20 vite që nuk shihej kjo statistikë
Lexo po ashtu Ndeshja mes Shqipërisë dhe Kroacisë për libra të rekordeve - kishte 20 vite që nuk shihej kjo statistikë

Ndër sfidat e tjera të përzgjedhura nga UEFA janë edhe Gjermani-Skoci (5:1), Turqi-Gjeorgji (3:1), Kroaci-Itali (1:1), Holandë- Austri (2:3), Spanjë-Gjeorgji (4:1), Austri-Turqi (1:2), Gjermani-Spanjë (1:2), Spanjë-Francë (2:1), Holandë-Angli (1:2).

Për këto 10 takime, UEFA ka hapur dhe një sondazh, ku të gjithë futbolldashësit mund të votojnë ndeshjen e tyre të preferuar.

Ju mund të votoni duke klikuar në këtë link: 10 ndeshjet më të bukura të EURO 2024. Kush ishte e preferuara juaj? 

Në trend Sport

Më shumë
Askush nuk e mendoi, një emër shokues hedh kandidaturën për t'u bërë trajneri i ardhshëm i Anglisë

Askush nuk e mendoi, një emër shokues hedh kandidaturën për t'u bërë trajneri i ardhshëm i Anglisë

Përfaqësueset
Nico Williams refuzon katër oferta të rëndësishme, nga Bilbao largohet vetëm për një klub

Nico Williams refuzon katër oferta të rëndësishme, nga Bilbao largohet vetëm për një klub

La Liga
FIFA publikon renditjen e re – ‘fluturojnë’ Spanja, Zvicra dhe Turqia, bien Belgjika dhe Portugalia

FIFA publikon renditjen e re – ‘fluturojnë’ Spanja, Zvicra dhe Turqia, bien Belgjika dhe Portugalia

Ndërkombëtare
Pas Modricit, Real Madridi rinovon edhe kontratën e yllit tjetër të skuadrës

Pas Modricit, Real Madridi rinovon edhe kontratën e yllit tjetër të skuadrës

La Liga
Nora dhe Akil Gjakova do të futen në historinë e Lojërave Olimpike

Nora dhe Akil Gjakova do të futen në historinë e Lojërave Olimpike

Sport
Arrin oferta e parë në zyrat e klubit, Coman drejt largimit nga Bayerni

Arrin oferta e parë në zyrat e klubit, Coman drejt largimit nga Bayerni

Bundesliga
Kalo në kategori