Prokuroria e krimit të organizuar ka dorëzuar në Gjykatën Penale aktakuzën kundër pesë personave nga grupi i i njohur si i Gërçecit. Tre prej tyre dyshohen për transport ndërkombëtar me lëndë narkotike.
“Disa herë gjatë vitit 2020 tre personat e dyshuar janë përfshirë në tregti ilegale të mbi 15 mijë kilogram drogë e llojit kokainë. Të njëjtën e kanë transportuar dhe e kanë lëshuar në tregun vendas. Droga ka ardhur nga vendet e Afrikës Jugore përmes rrugëve detare deri në vendet Evropiane. Drogë për tregun në Maqedoni të Veriut është sjell edhe nga Belgjika dhe nga Shqipëria përmes Kosovës. E gjitha kjo është organizuar dhe zbatuar nga njëri person në cilësinë e të dyshuarit i cili është i pakapshëm për organet e rendit. I njëjti e ka krijuar grupin e trafikimit”, thonë nga Prokuroria e krimit të organizuar.
Aktakuza është shtrirë edhe ndaj dy personave të tjerë, që të dy në arrati. Ata dyshohen për formimin e një grupi që ka pasur për qëllim eliminimet me porosi dhe për hakmarrje. Pjesë e grupit kanë qenë edhe dy pjesëtarë të tjerë tashmë të ndjerë.
“Dy të tjerë akuzohen për veprat penale “bashkëpunim kriminal” dhe “vrasje”. Nga dhjetori i vitit 2019 deri në mars të vitit 2020 njëri nga të dyshuarit i cili ka krijuar grupin për trafikim ndërkombëtarë të drogës, bashkërisht me një person tjetër në arrati dhe dy të ndjerë tashmë kanë krijuar grupin i cili ka pasur për qëllim vrasjen me porosi dhe për hakmarrje. Marrëveshjes janë bërë nëpër telefonat special në të cilët ka qenë i instaluar aplikacioni “SKY”, thuhet tutje nga Prokuroria e krimit të organizuar.
Në janar të këtij viti u hap hetimi ndaj 15 personave pjesë e grupit kriminal ndërkombëtarë nga Gërçeci. Ndaj katër personave ka filluar procedura për ekstradimin e tyre nga Emiratet Arabe, për një tjetër nga Kroacia dhe një nga Spanja.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje