LAJMI I FUNDIT:

Anti-korrupsioni formon lëndë për udhëtimin e djalit të Mickoskit në SHBA

Anti-korrupsioni formon lëndë për udhëtimin e djalit të Mickoskit në SHBA

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) ka hapur rast pas informacioneve për udhëtimin e djalit të kryeministrit Hristijan Mickoski në Washington.

Kryetarja e KSHPK-së, Tatjana Dimitrovska, në një prononcim për AIM, thotë se rasti është formuar pas shkrimeve në media. Dimitrovska tha se tashmë janë drejtuar në Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë dhe kanë kërkuar informacion se kush ka udhëtuar së bashku me kryeministrin në Washington, gjegjësisht të konfirmohet nëse djali i Mickoskit ka udhëtuar me të në kurriz të buxhetit dhe në çfarë cilësie, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo thotë se dokumentacioni është dërguar dhe afati për përgjigjen e institucioneve  është 15 ditë.


LSDM opozitare akuzoi se djali i kryeministrit ka udhëtuar me të në SHBA dhe kërkon që të publikohen llogaritë private nga udhëtimi. OBRM-PDUKM u përgjigj se djali i Mickoskit nuk ishte pjesë e delegacionit zyrtar dhe se të gjitha shpenzimet janë paguar privatisht nga familja e Mickoskit.

“Djali i Mickoskit nuk është pjesë e delegacionit zyrtar në samitin e NATO-s. Edhe pse kryetari Mickoski ka të drejtën e një anëtari shoqërues të delegacionit, udhëtimi i djalit të tij nuk i kushton asgjë shtetit, gjegjësisht të gjitha shpenzimet i mbulon privatisht familja e Mickoskit. Ndryshe nga koha kur kryeministri i LSDM-së Kovaçevski i sillte fëmijët si anëtarë të delegacionit zyrtar. Nëse delegacioni do të donte të fshihte diçka, sigurisht që nuk do të kishte asnjë foto të saj. Përkundrazi, gjithçka është transparente”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme sot përmes një komunikate i hodhi poshtë pretendimet e LSDM-së, e cila ka kërkuar nga kryeministri Hristijan Mickoski të publikojë llogaritë e harxhimeve për udhëtimin në SHBA./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

Politikë
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Drejtësi
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Lajme
​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori