LAJMI I FUNDIT:

Ylli i Francës ‘në prag të largimit’ nga kombëtarja shkaku i trajtimit që iu bë në Euro 2024

Ylli i Francës ‘në prag të largimit’ nga kombëtarja shkaku i trajtimit që iu bë në Euro 2024

Një yll i Francës është në prag të largimit nga kombëtarja shkaku i trajtimit që iu bë në Euro 2024.

Pasi u kritikua për paraqitjet e tyre në Gjermani, Franca përfundimisht u eliminua në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian nga kampionia tashmë në fuqi, Spanja.

Që nga shfaqja relativisht e zymtë e Euros, L’Equipe ka raportuar se ylli francez, Kingsley Coman po konsideron të ardhmen e tij në nivel ndërkombëtar për shkak të kohës së kufizuar të lojës që Didier Deschamps i dha atij.


Me Bradley Barcolan shpeshherë të përzgjedhur në vend të yllit të Bayern Munichut, Coman luajti vetëm 15 minuta në të gjithë turneun, duke hyrë si zëvendësim i vonë në një barazim pa gola kundër Holandës.

Frustrimet e Coman supozohet se kanë çuar në diskutime për largimin nga Gjelat në ditët e ardhshme.

Luajti vetëm 15 minuta në Euro 2024, ylli i Francës po mendon pensionimin nga kombëtarja
Lexo po ashtu Luajti vetëm 15 minuta në Euro 2024, ylli i Francës po mendon pensionimin nga kombëtarja

28-vjeçari dyshohet se ka mbetur “i lënduar” nga përvojat e tij të fundit dhe do të tërhiqet për t’u fokusuar në futbollin me klub nëse koha e tij e lojës nën Deschamps nuk përmirësohet.

Coman luftoi për kohën e lojës sezonin e kaluar, duke u paraqitur vetëm 27 herë në të gjitha garat duke luftuar vazhdimisht me lëndime që nga mbërritja në Gjermani. Në të vërtetë, anësori ka humbur rreth 107 ndeshje për shkak të lëndimit që kur u bashkua nga Juventus në 2015. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Askush nuk e mendoi, një emër shokues hedh kandidaturën për t'u bërë trajneri i ardhshëm i Anglisë

Askush nuk e mendoi, një emër shokues hedh kandidaturën për t'u bërë trajneri i ardhshëm i Anglisë

Përfaqësueset
Nico Williams refuzon katër oferta të rëndësishme, nga Bilbao largohet vetëm për një klub

Nico Williams refuzon katër oferta të rëndësishme, nga Bilbao largohet vetëm për një klub

La Liga
FIFA publikon renditjen e re – ‘fluturojnë’ Spanja, Zvicra dhe Turqia, bien Belgjika dhe Portugalia

FIFA publikon renditjen e re – ‘fluturojnë’ Spanja, Zvicra dhe Turqia, bien Belgjika dhe Portugalia

Ndërkombëtare
Pas Modricit, Real Madridi rinovon edhe kontratën e yllit tjetër të skuadrës

Pas Modricit, Real Madridi rinovon edhe kontratën e yllit tjetër të skuadrës

La Liga
Nora dhe Akil Gjakova do të futen në historinë e Lojërave Olimpike

Nora dhe Akil Gjakova do të futen në historinë e Lojërave Olimpike

Sport
Arrin oferta e parë në zyrat e klubit, Coman drejt largimit nga Bayerni

Arrin oferta e parë në zyrat e klubit, Coman drejt largimit nga Bayerni

Bundesliga
Kalo në kategori