LAJMI I FUNDIT:

Zelensky shprehet i gatshëm për një samit të dytë të paqes në nëntor

Zelensky shprehet i gatshëm për një samit të dytë të paqes në nëntor

Presidenti ukrainas, Volodmyr Zelensky, ka deklaruar se synon të ketë gati të gjitha elementet e një plani për paqe deri në nëntor, në mënyrë që Kievi të mund të organizonte një samit të dytë ndërkombëtar, pasues mbi vizionin e tij për paqen.

Ukraina mbajti një samit muajin e kaluar në Zvicër, në të cilin morën pjesë përfaqësues nga 92 vende, por jo nga Rusia.

Por, në atë të radhës Kievi tha se mund të ketë edhe përfaqësues nga Rusia.


“Kam vendosur një qëllim që deri në nëntor të kemi një plan plotësisht të gatshëm”, tha Zelensky në një konferencë për shtyp, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se lideri ukrainas e bëri të ditur planin në Kiev pasi u kthye nga vizita në Uashington për samitin e NATO-s.

Laboratorët sekretë në të gjithë Ukrainën po ndërtojnë 'ushtrinë robotike' për të luftuar kundër Rusisë
Lexo po ashtu Laboratorët sekretë në të gjithë Ukrainën po ndërtojnë 'ushtrinë robotike' për të luftuar kundër Rusisë

Ndërkohë, një zëvendësministër i jashtëm rus tha se Moska nuk do të marrë pjesë në samitin pasues.

Ndryshe, samiti pasues pritet të diskutojë një plan që është hartuar nga dhjetëra vende të ndara në grupe.

Zelensky tha gjithashtu se Ukraina do të furnizohet me disa aeroplanë luftarakë F-16 këtë verë.

“Nuk do të jetë e mjaftueshme. Ata me siguri do të na forcojnë, por a do të ketë mjaft prej tyre për të luftuar në një nivel me forcat ajrore ruse? Unë mendoj se nuk do të mjaftojnë. Ne po parashikojmë një sasi më të madhe”, shtoi Zelensky. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Amerika

"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Evropa
Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

Evropa
Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Botë
Biden po përgatit një plan reformash që nuk do t'i pëlqejnë Trumpit

Biden po përgatit një plan reformash që nuk do t'i pëlqejnë Trumpit

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
Kalo në kategori