LAJMI I FUNDIT:

Dominimi i frikshëm i Spanjës në Euro 2024, thyen shumë rekorde të kampionateve evropiane

Dominimi i frikshëm i Spanjës në Euro 2024, thyen shumë rekorde të kampionateve evropiane

Spanja ka bërë histori me triumfin në Euro 2024, pasi mposhti Anglinë me rezultat 2-1, për t’u bërë kombëtarja e vetme që ka katër trofe evropian, por duke thyer edhe disa rekorde të tjera. 

15 golat nga Spanja në EURO 2024, i fundit nga Mikel Oyarzabal, e bëjnë La Royan ekipin me më shumë gola të këtij Kampionati Evropian dhe të çdo edicioni të këtij turne madhor.

Askush, deri më tani, nuk kishte shënuar kaq shumë gola në një turne kontinental. Askush, deri në Euro 2024, nuk kishte sjellë kaq shumë gëzim për fansat e tyre me golat e shënuar.


Dhe dy golat e shënuar kundër Anglisë shërbyen për të fituar trofeun, por edhe për të kaluar Francën e vitit 1984.

Franca ishte pikërisht një nga viktimat e një Spanjë që ka arritur momentin historik të eliminimit të katër kampionëve të botës në të njëjtin edicion. Përveç ‘Gjelave’, skuadrës së Luis De la Fuentes i janë ulur në gjunjë edhe Italia, Gjermania dhe vetë Anglia.

Spanja shkruan histori: Mposht në finale Anglinë për t'u bërë kombëtarja e vetme që ka katër trofe evropianë
Lexo po ashtu Spanja shkruan histori: Mposht në finale Anglinë për t'u bërë kombëtarja e vetme që ka katër trofe evropianë

Titulli është arritur edhe me gjithsej shtatë fitore, që deri më tani askush nuk e kishte arritur. Po, Franca e kishte bërë në edicionin 1984, por atëherë u luajtën pesë ndeshje… dhe jo ato shtatë si tani që fitoi Spanja. Shtatë fitore erdhën ndaj Kroacisë, Italisë, Shqipërisë, Gjeorgjisë, Gjermanisë, Francës dhe  Anglisë.

Spanja kishte 15 gola, ndërsa pranoi vetëm katër sosh, ndërsa gjuajtje drejt portës plotë 17.4 here për ndeshje. Posedimin topit e kishte në 58.4 përqind mesatarisht në ndeshje.

Dani Olmo shënoi tre gola, ndërsa Fabian Ruiz ishte lojtari me notën më të lartë në Euro 2024, me 7.93.

Rodri u zgjodh ‘Lojtari mw i mirë i turneut’, ndërsa Lamine Yamal u zgjodh ‘Lojtari më i mirë i ri i turneut’.

Jesús Navas, meqë ra fjala, bëhet lojtari i 14-të që fiton dy herë Kampionatin Evropian. Deri më tani nga 13, 12 prej tyre ishin spanjollë (ata që përsëritën në edicionet 2008 dhe 2012).

Anësori nga Sevilla i bashkohet një prej emrave më të përzgjedhur… duke fituar dy edicione me 12 vite diferencë. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Premier League
”Më kanë fyer, pati sulme raciste ndaj meje” Astrit Selmani reagon pas ofendimeve që mori në Rumani

”Më kanë fyer, pati sulme raciste ndaj meje” Astrit Selmani reagon pas ofendimeve që mori në Rumani

Ligat tjera
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golave ndaj Southamptonit

Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golave ndaj Southamptonit

Premier League
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

La Liga
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin

Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin

Premier League
Kalo në kategori