LAJMI I FUNDIT:

E përkrahi Palestinën dhe Mainzi e largoi: Gjykata gjermane i jep të drejtë futbollistit dhe klubi i detyrohet atij miliona euro

E përkrahi Palestinën dhe Mainzi e largoi: Gjykata gjermane i jep të drejtë futbollistit dhe klubi i detyrohet atij miliona euro

Gjykata e punës në Mainz vendosi në favor të Anwar El Ghazit dhe anuloi vendimin për anulimin e kontratës së tij me Mainzin, për mbështetjen që i dha Palestinës.

Futbollisti holandez me prejardhje marokene u largua në nëntorin e kaluar nga Mainz, pas së cilës u kundërpërgjigj me një padi.

Epilogu i gjithçkaje është se Mainz do t’i duhet t’i paguajë 1.7 milionë euro futbollistit 29-vjeçar dhe kontrata mes dy palëve mbetet në fuqi.


Kontrata e lojtarit fillimisht do të skadonte në fund të qershorit të këtij viti, por ajo përfshinte një klauzolë për një zgjatje një vjeçare nëse Mainz qëndronte në Bundesligë ashtu siç bëri kështu kontrata zgjatej automatikisht.

Pasi u largua nga Mainz për mbështetjen e Palestinës, El Ghazi vendosi për një lëvizje krejtësisht të pritshme
Lexo po ashtu Pasi u largua nga Mainz për mbështetjen e Palestinës, El Ghazi vendosi për një lëvizje krejtësisht të pritshme

Meqë ra fjala, mosmarrëveshja e tyre filloi menjëherë pas sulmit të 7 tetorit, kur futbollisti publikoi sloganin “Nga lumi në det, Palestina do të jetë e lirë”.

Më pas ai e fshiu postimin e tij dhe Mainz njoftoi se El Ghazi ishte penduar për postimin e mëparshëm dhe u lejua të kthehej në stërvitjen e ekipit të parë.

Pas disa ditësh, futbollisti u deklarua sërish në rrjetet sociale duke thënë se dënon vdekjen e civilëve, antisemitizmin, pushtimin dhe gjenocidin dhe se i qëndron qëndrimeve të mëparshme.

Menjëherë pas kësaj, Mainz njoftoi ndërprerjen e kontratës me futbollistin 29-vjeçar dhe gjykata konstatoi se komentet e El Ghazit mbroheshin nga e drejta e tij për lirinë e fjalës.

El Ghazi mbërriti në Mainz si agjent i lirë në fund të afatit kalimtar verën e kaluar dhe luajti për Ajax sezonin më parë.

E larguan nga klubi pas mbështetjes së Palestinës, tani Mainzi kërkon që El Ghazi të paguajë për zëvendësuesin e tij
Lexo po ashtu E larguan nga klubi pas mbështetjes së Palestinës, tani Mainzi kërkon që El Ghazi të paguajë për zëvendësuesin e tij

Para kësaj ka luajtur për Lille, Aston Villa, Everton dhe PSV Eindhoven, ndërsa dy herë ka veshur fanellën e kombëtares holandeze.

Se ku mund të luajë El Ghazi sezonin e ardhshëm nuk dihet, por Gjykata vendosi që Mainz duhet të respektojë kontratën nëse nuk gjendet një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Sport
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Premier League
Kalo në kategori