LAJMI I FUNDIT:

De La Fuente deklarohet para duelit me Anglinë: Finalja nuk ka favorit, kemi respekt për rivalin tonë

De La Fuente deklarohet para duelit me Anglinë: Finalja nuk ka favorit, kemi respekt për rivalin tonë

Përzgjedhësi i Spanjës, Luis De La Fuente, ka dhënë intervistën e fundit për media para finales së nesërme (e diel) ndaj Anglisë, me dy ekipet kombëtare që do të zbresin në qytetin e Berlinit në kërkim të trofeut.

De La Fuente tha se kjo ndeshj do të jetë një përballje e fortë, teksa shtoi se takimi mund të fitohet edhe nëse nuk luajnë bukur.

“Është një lojë shumë e fortë. Ne e dimë se Anglia ka potencial fantastik futbolli dhe mund të bëjë një rikthim të madh nesër. Ne duhet të përballemi dhe të shohim se kush fiton dhe kush bën më pak gabime. Edhe nëse ndeshja është shumë më e keqe, sërish mund ta fitosh kështu që duhet të jemi plotësisht të përqendruar te kjo lojë”, tha fillimisht ai.


Teksa i pyetur se si do të ndikonte te ai nëse fitojnë, tekniku i “Furisë së Kuqe” u shpreh se do ta vlerësonte si çdo hap tjetër që e ka ndihmuar të arrijë deri aty.

Lojtarët e Spanjës po kërkojnë ‘hakmarrje’ ndaj yllit anglez për sjelljen e tij arrogante që shkaktoi përleshje masive
Lexo po ashtu Lojtarët e Spanjës po kërkojnë ‘hakmarrje’ ndaj yllit anglez për sjelljen e tij arrogante që shkaktoi përleshje masive

“Nëse fitojmë, nuk do të ndryshojë gjë për mua. Gjërat i kam shumë të qarta prej kohësh. Unë jam një gladiator. Unë kam ardhur këtu duke luftuar dhe do të vlerësojë atë arritje siç kam vlerësuar çdo gjë që më kanë sjellë deri këtu”, shtoi De La Fuente.

Më tej, ai theksoi se edhe nëse nuk ia dalin të fitojnë, vlera e skuadrës së tij është shumë e madhe përderisa ia ka dalë të mbërrijë në finalen e Euro 2024.

“Unë nuk jam dakord që finalet janë vetëm për t’u fituar. Ne jemi të përgatitur të luftojmë dhe të luftojmë për të fituar. Kujtesa është e brishtë dhe mosmirënjohëse për finalistët, por vlera jonë dhe krenaria jonë është të arrijmë tashmë këtu dhe me mënyrën se si ia kemi dalë ka vlerë më të madhe”.

Ferran Torres vs Phil Foden - nga rivaliteti i ashpër te miqësia e mëdha dhe finalja e Euro 2024
Lexo po ashtu Ferran Torres vs Phil Foden - nga rivaliteti i ashpër te miqësia e mëdha dhe finalja e Euro 2024

“Sigurisht që ne jemi të përgatitur mendërisht për të fituar dhe do të shkojmë për këtë, por nuk jam dakord me mënyrën se si trajtohen ata që nuk fitojnë”, deklaroi De La Fuente.

I pyetur nëse e shohin veten si favoritë, tekniku spanjoll shtoi se ndeshja është e barabartë dhe se për të nuk ka favoritë.

“A jemi ne favoritë? Ne qëndrojmë të qetë dhe e dimë që nuk ka favorit, se është një ndeshje shumë e barabartë. E dimë që nëse nuk jemi mbi nivelin e ndeshjeve të fundit nuk do të kemi shanse për të fituar. Skuadra dhe unë kemi respekt për rivalin tonë”, përfundoi ai./Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve

Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve

Përfaqësueset
“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

Ndërkombëtare
Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut

Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut

Serie A
Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Premier League
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori