LAJMI I FUNDIT:

’Pajtohen’ Sancho dhe Ten Hag, ylli anglez rikthehet në stërvitje tek Man United

’Pajtohen’ Sancho dhe Ten Hag, ylli anglez rikthehet në stërvitje tek Man United

Jadon Sancho është rikthyer në stërvitje tek Manchester United pas një takimi këtë javë me trajnerin Erik Ten Hag i cili po del të jetë se ka qenë mjaft pozitiv.

24-vjeçari u stërvit larg ekipit të parë të Unitedit që nga shtatori i vitit të kaluar pasi refuzoi që të kërkojë falje ndaj trajnerit Erik Ten Hag për shkak se nuk i dha minuta në humbjen ndaj Arsenalit më 3 shtator.

Sancho iu ribashkua ish-klubit të tij Borussia Dortmundi në formë huazimi në janar, duke shënuar tre gola në 21 ndeshje të luajtura dhe duke ndihmuar klubin që të kualifikohet në finale të Ligës së Kampionëve, aty ku u mposhtën 2-0 nga Real Madridi.


Reprezentuesi anglez u rikthye sërish në qendrën stërvitore këtë javë për t’u stërvitur me ekipin e parë, dhe pas një takimi me Ten Hag vendosën që t’i lënë prapa krahëve problemet dhe të vazhdojnë përpara.

Një Manchester United me plotë holandezë - pas Zirkzees, tentohen edhe dy yje të tjerë
Lexo po ashtu Një Manchester United me plotë holandezë - pas Zirkzees, tentohen edhe dy yje të tjerë

Sancho nuk do të udhëtojë në Norvegji për ndeshjen miqësore ndaj Rosenborgut që do të luhet më datë 15 korrik, pasi ai ka nisur stërvitjet disa ditë më vonë se sa bashkëlojtarët e tij, për shkak të paraqitjes në finalen e Ligës së Kampionëve.

Sidoqoftë, ai do të jetë i gatshëm për lojë pas kësaj ndeshje me pritshmëritë se do të jetë pjesëmarrës në seancat e plota stërvitore të Unitedit. The Athletic kishte raportuar se United ka qenë i hapur ndaj ofertave për Sanchon dhe kishte shpresuar të fitojë të paktën 40 milionë euro nga shitja e tij.

Sancho i cili është njëri prej lojtarëve me pagën më të madhe në ekip, iu bashkua ‘Djajve të Kuq’ nga Dortmundi në vitin 2021 për shumën e 85 milionë eurove.

Dortmundi kishte mundësi që të nënshkruante me të vetëm në formë huazimi, ndërsa klubet tjera në Evropë e kishin monitoruar situatën e tij./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Sport
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Premier League
Kalo në kategori