LAJMI I FUNDIT:

​Dreshaj: Statuti i ri i UP-së është në kundërshtim me Ligjin për Arsimin e Lartë, do ta dërgojmë në Kushtetuese

​Dreshaj: Statuti i ri i UP-së është në kundërshtim me Ligjin për Arsimin e Lartë, do ta dërgojmë në Kushtetuese

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se statuti i ri i Universitetit të Prishtinës është në kundërshtim me Ligjin për Arsimin e Lartë.

Dreshaj në konferencë për medie të premten tha se hartimi i këtij statuti është bërë përmes shkeljeve procedurale, derisa shtoi se ka gabime të mëdha përmbajtjesore.

Sipas tij, përmes këtij statuti cenohet dinjiteti i profesorit dhe asistentit, pasi ata do të jenë në stres të përjetshëm për rrezik të humbjes së vendit të punës.


“Ky statut do të prek mirëvajtjen, shkollimin, edukimin dhe mbajtjen e thirrjeve në nivel të vendit, kjo që s’ka ndodhur as në sistemet moniste më herët. Ky statut së pari ka shkelje procedurale. Në një debat publik me palët e interesit nuk është bërë në mënyrën e duhur. Gati në mënyrë klandestie është sjell në Kuvend. Ky statut që është akti më i lartë juridik është dashur të skanohet nga komisioni statutar i UP-së, kjo që nuk është bërë. Dua t’iu përkujtojë se mbi 50 rekomandime kanë qenë në Senatin e UP-së me qëllim që të inkorporohen në draftin final. Fatkeqësisht pjesa më e madhe e tyre janë lënë jashtë. Ky statut i ka këto dy shkelje procedurale. Në aspektin përmbajtjesor është edhe më keq, pasi dinjiteti i njeriut me këtë statut dëmtohet rëndë. Secila thirrje është e kontestueshme, duke filluar nga asistenti deri te profesori i rregullt. Të gjithë këto thirrje duhet të jenë me stres të përjetshëm me rrezik të humbjes së vendit të punës”, tha ai.

Për këtë arsye, deputeti opozitar tha se statutin e ri të UP-së do të dërgojnë për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese.

“Bazuar në këto fakte Grupi Parlamentar i AAK-së ka vendosur që të dakordohet dhe të marrim pajtueshmërinë që në ditët në vijim këtë statut të dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim kushtetues”, shtoi Dreshaj.

Kuvendi i Kosovës dje ka miratuar statutin e ri të Universitetit të Prishtinës./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori