LAJMI I FUNDIT:

Pasojat e betejës për Bakhmutin, pamje që tregojnë se si duket sot qyteti ukrainas

Pasojat e betejës për Bakhmutin, pamje që tregojnë se si duket sot qyteti ukrainas

Beteja për Bakhmutin në rajonin e Donetskut në Ukrainë, ishte beteja më e përgjakshme në agresionin rus dyvjeçar e gjysmë kundër Ukrainës, dhe që përfundoi vitin e kaluar në maj me pushtimin rus.

Qyteti pothuajse është bërë rrafsh me tokë, kurse pamjet më të reja tregojnë shkallën e shkatërrimit të këtij qytetit, transmeton Telegrafi.

Rusët filluan të godasin me raketa Bakhmutin në maj të vitit 2022 dhe në gusht të po atij viti, kryesisht duke përdorur forcat e grupit mercenar Wagner, filluan pushtimin.


Megjithëse vlerësimet e analistëve flisnin për rëndësinë e vogël strategjike të Bakhmutit në drejtim të rrjedhës së mëtejshme të luftës, beteja për atë qytet u shndërrua në një nga betejat urbane më të përgjakshme dhe më të ashpra në luftën moderne.

Nga njëra anë, rusët donin t’u shkaktonin ukrainasve dëmin më të madh të mundshëm me sulme dhe shkatërrime brutale, ndërsa nga ana tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e vlerësoi betejën për Bahmutin si një çështje morali dhe rezistence të ukrainasve në mbrojtjen e vendit.

Pas tërheqjes së trupave të Wagner, Rusia intensifikoi sulmet e saj me trupa të rregullta dhe më 20 maj, pushtoi pjesën më të madhe të qytetit, paralelisht me tërheqjen e ushtrisë ukrainase.

Të dhënat për viktimat dhe numrin e ushtarëve të vdekur nuk janë mjaftueshëm të besueshme, por vlerësimet e pavarura tregojnë të paktën 11,000 ushtarë ukrainas të vdekur dhe të paktën 20-30,000 ushtarë rusë të vrarë, kryesisht anëtarë të Wagner. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve

Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve

Amerika
Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Evropa
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Evropa
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Amerika
Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin

Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin

Amerika
Një nënë dhe fëmija i saj, në mesin e shtatë personave që humbën jetën në rrëzimin e aeroplanit mjekësor në Filadelfia

Një nënë dhe fëmija i saj, në mesin e shtatë personave që humbën jetën në rrëzimin e aeroplanit mjekësor në Filadelfia

Amerika
Kalo në kategori