LAJMI I FUNDIT:

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike i Universitetit të Prishtinës ofron programe studimi atraktive dhe moderne

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike i Universitetit të Prishtinës ofron programe studimi atraktive dhe moderne

Jeni maturant/e dhe jeni në dyshime të thella se ku dëshironi të studioni, por në të njëjtën kohë po kërkoni një drejtim me perspektivë me mundësi punësimi në Kosovë?

Nëse po, atëherë Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës është zgjidhja perfekte për ju!

Ky fakultet aftëson studentët në degët e inxhinierisë mekanike, industrisë, teknologjisë, transportit dhe fushave të ndërlidhura.


Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike është më shumë se një qendër studimi, është vendi ku talenti juaj lulëzon dhe ku ju ndërtoni bazën e një karriere të suksesshme në inxhinierinë mekanike dhe fushat e ndërlidhura. Duke ofruar programe të nivelit Bachelor dhe Master, FIM ju siguron një edukim të shkëlqyer që përputhet me kërkesat e tregut global.

Me një gamë të gjerë programesh të akredituara, FIM është vendi ideal për të nisur ose zgjeruar njohuritë tuaja.

Në nivelin e studimit Bachelor, programet e akredituara të studimit që ofrohen janë:

– Mekatronikë (180 ECTS)

– Komunikacion dhe Transport (180 ECTS) 

– Termoenergjetikë dhe Energjia e Ripërtërishme (180 ECTS)

– Prodhimtari dhe Inxhinieri Industriale me Menaxhment (180 ECTS)

– Dizajn Inxhinierik dhe Automjete (180 ECTS)

Ndërsa niveli i studimit Master, ofron këto programe të akredituara studimi:

– Mekatronikë (120 ECTS) 

– Komunikacion Rrugor (120 ECTS) 

– Termoenergjetikë dhe Energjia e Ripërtërishme (120 ECTS)

– Dizajn Inxhinierik dhe Automjeteve (120 ECTS)

Në konkursin e shpallur nga Universiteti i Prishtinës për vitin akademik 2024/25, FIM regjistron 375 studentë të rregullt në nivelin Bachelor.

Përveq sallave të mjaftueshme të mësimit, FIM ka edhe 17 laboratore moderne, të furnizuara me pajisjet e teknologjive të fundit që ju mundësojnë studentëve kushte të shkelqyera për studime dhe mundësinë të arrijnë nivel të lartë të aftësimit bazuar në kërkesat e tregut të punës.

Përmes programeve studimore që ofrohen, të diplomuarit mund të sigurojnë pozita dhe funksione të ndryshme në industri, siç janë: projektimi, konstruktimi, prodhimi i detaleve, veglave dhe pajisjeve për nevoja të industrisë automobilistike, aviacionit, termocentrale, sisteme të energjive të ripërtritshme, mirëmbajtja e riparimi i sistemeve të linjave të automatizuara dhe shërbimeve “inteligjente”, mekatronika industriale, analiza dhe planifikimi i trafikut dhe transportit, menaxhimi i cilësisë apo edhe CEO i kompanisë.

Përparësitë tjera që e bëjnë këtë fakultet atraktiv për studime janë:

– Profesorë me përvojë dhe eminentë në fushat përkatëse,

– Mundësi të shumta për studime një semestrale në universitete evropiane,

– Diplomë që njihet ndërkombëtarisht,

– Tarifa të ulëta studimi,

– Kampus atraktiv,

– Laboratorë të shumtë modernë dhe qendra hulumtuese bashkëkohore,

– Bursa për studentët me arritje të larta,

– Partneritete të shumta me tregun e punës, të cilat krijojnë mundësi për: punë praktike, vende pune dhe ngritje në karrierë,

– Të diplomuar me punësueshmëri të lartë. 

Duke ofruar programe të nivelit Bachelor dhe Master, FIM ju siguron një edukim të shkëlqyer që përputhet me kërkesat e tregut global. Diplomimi në këtë fakultet hap dyert e një karriere të suksesshme dhe të larmishme.

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike ju fton të bashkoheni dhe të bëheni pjesë e komunitetit të tyre inovativ dhe të përparuar.

Aplikoni tani për të siguruar vendin tuaj nga 375 studentët e rregullt për pranim në nivelin Bachelor dhe nisni një rrugëtim të paharrueshëm drejt suksesit!

Për më shumë informata mund ta vizitoni në objektin e Fakulteteve Teknike në Prishtinë, ose web faqen e Fakultetit: fim.uni-pr.edu/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme
Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Lajme
Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Lajme
“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

Lajme
Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Kalo në kategori