LAJMI I FUNDIT:

Komunat e Shkupit të mbuluara nga mbeturinat

Komunat e Shkupit të mbuluara nga mbeturinat

Ndërsa temperatura ka arritur rreth 40 gradë celsius, Shkupi thuajse po ngulfatet nga mbeturinat. Rreth kontejnerëve tashmë janë krijuar deponi kur përveç mbetjeve të ushqimit janë hedhur mobilje, dyer, dritare, goma makine, material ndërtimor e çka jo tjetër. Qytetartët na thanë se kundërmi i erës është bërë i papërballueshëm duke detyruar shumë prej tyre ti mbajnë dritaret mbyllur..

“Me të vërtet, kjo është për të ardhur keq, nuk e di çka bën Higjiena Komunale. Po vjen shumë erë, sidomos prej shalqirit e pemëve tjera, shumë erë e rëndë”, tha një qytetar.

“Katastrofë, këtu shihet mentaliteti I popullit, jo vetëm në këtë lagje, I gjithë Shkupi është njejtë. A ka problem Higjiena Komunale me pagat, punëtorët ose pushimet verore këtë nuk e di mirëpo kjo është tmerruese”, tha një qytetare.


“Kontejner nuk ka në çdo vend. Ne që kemi këtu shtëpitë duhet ti bartim mbeturinat këtu, sikur të vendosnin një kontejner këtu shumë më bukur dhe pastër do të ishte, vijnë e marrin kontejnerin dhe shkojnë, jo prej atyre të vegjëlve por kontejner më të mëdhenj sepse jemi lagje e madhe”, u shpreh një qytetar.

Qytetarët ankohen edhe për mos pastrim të rrugëve me ujë dhe dezinfektimin e tyre. Disa prej tyre madje ankohen se gjendja e krijuar me mbeturinat është rezultat i pakujdesisë së qytetarëve dhe jo vetëm i ndërmarrjes publike “Higjiena Komunale”. Qytetarët kërkojnë shqiptimin e gjobave nga institucionet përkatëse.

“Edhe ne jemi të pakujdesshëm edhe komunalja nuk është në rregull. Me pas shtet duhet me dënu po mbasi nuk ka s’mund të dënoj. I nxehti i madh edhe era më e rëndë. Përpara I kanë pastru me cisternë, tash me vjet nuk shohë cisternë me ujë me kalu diku rrugës me I la rrugët. Kur ka qenë nxehtë i kanë lëshu cisternat, tash nuk ka”, shtoi një qytetar.

“Na pengon shumë po ski çka bën, populli nuk sheh çka hedh por vetëm ta hedh, a duhet krevatet tjetër kund me I vendos. Nuk e kanë vendin por i hedhin, me popullin nuk mirresh vesh, të Higjienës Komunale pastrojnë për çdo ditë”, u shpreh një qytetar.

Komunat Çair, Butel dhe Kisella Vodë tashmë edhe publikisht kanë akuzuar Higjienën Komunale se nuk po kryen rregullisht mbledhjen e mbeturinave në këto komuna. Nga Higjiena Komunale demantuan çdo publikim të komunave duke shtuar se mbledhja e mbeturinave bëhet me rregull dhe higjiena është në nivelin e duhur. Sipas higjienës, vetëm gjatë muajit qershor janë mbledhur dhe transportuat mijëra tonë mbeturina nga këto komuna bashkë me të tjera./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme
Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Lajme
Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Lajme
“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

Lajme
Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Kalo në kategori