LAJMI I FUNDIT:

Është shpjeguar arsyeja pse Kylian Mbappe luajti pa maskë mbrojtëse në fytyrë ndaj Spanjës

Është shpjeguar arsyeja pse Kylian Mbappe luajti pa maskë mbrojtëse në fytyrë ndaj Spanjës

Kylian Mbappe doli në ndeshjen kundër Spanjës pa maskë mbrojtëse në fytyrë, që ai e mbante deri tani pasi theu hundën në ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian, në një përballje kundër Austrisë.

Francezi kishte frikë se mund të humbiste pjesën tjetër të turneut për shkak të këtij dëmtimi, por ai u rikthye shpejt dhe u largua nga Euro 2024  vetëm pasi humbi në gjysmëfinale.

Pas ndeshjeve, Mbappe ankohej shpesh për mbrojtësen që kishte në fytyrë duke e quajtur: “Tmerr absolut”.


“I ndërroj sepse asnjëra nuk më shkon. Më ngushton shikimin dhe nuk shihja mirë, ndërsa e mbante edhe djersën. Më dukej sikur po shikoja Euron në teknologjinë 3D si një mysafir special”, deklaroi ai së fundmi.

E gjithë kjo ishte arsyeja që ai luajti pa maskë ndaj spanjollëve. Ai shpjegoi për gazetarët se si erdhi vendimi për të luajtur në një ndeshje të rëndësishme pa të, ku në fund u eliminua nga Kampionati Evropian.

“Ne morëm një vendim para ndeshjes. Maska po më bënte me nerva. E pyeta mjekun nëse mund të luaja pa të dhe ai më tha se mund të bëja atë që doja”, deklaroi Mbappe.

“Doja të bëhesha kampion, Evropiani im është një dështim”, Mbappe flet pas eliminimit
Lexo po ashtu “Doja të bëhesha kampion, Evropiani im është një dështim”, Mbappe flet pas eliminimit

Edhe pse pritej, ylli i ri i Real Madridit, Kylian Mbappe, nuk arriti pritshmëritë, duke e mbyllur Euro 2024, me një gol dhe një asistim./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Sport
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Premier League
Kalo në kategori