LAJMI I FUNDIT:

Verbruggen apo Pickford? Kush është më i mirë në pritjen e penalltive

Verbruggen apo Pickford? Kush është më i mirë në pritjen e penalltive

Spanja po pret rivalin, mes Holandës dhe Anglisë, e cila zhvillohet sot nga ora 21:00 në Signal Iduna Park për të përcaktuar se cila skuadër do të luajë me skuadrën e Luis de la Fuente në finalen e Euro 2024.

Këto ndeshje priren të jenë shumë të ngushta gjatë 90 minutave, madje shumë kalojnë në kohën shtesë dhe më pas në penallti, ku portierët kanë një rol të madh në përcaktimin e ndeshjes.

Sytë e fansave të ekipeve, do të jenë te Bart Verbruggen dhe Jordan Pickford , që do t’i ruajnë portat respektive. Por si janë statistikat e tyre me penalltitë.


Statistikat e penalltive gjatë 90 minutave

Në moshën 21-vjeçare, Verbruggen ka hedhur hapin e tij të parë të madh në karrierën e tij ku pas tre sezoneve të mira në Anderlecht ai kaloi te Brighton. Këtë sezon ai ka luajtur 21 ndeshje nga 38 në Ligën Premier, dhe tre ndeshje në Ligën e Evropës.

Në këtë Euro 2024, Koeman e ka zgjedhur atë dhe nuk ka dështuar, në pesë ndeshjet e deritanishme, ai ka qenë çelësi i holandezëve për të kaluar në gjysmëfinale, veçanërisht kundër Turqisë. Në gjuajtjet e 11 metrave është portieri me më pak eksperiencë në gjysmëfinale, pasi në të gjithë karrierën e tij janë goditur 12 penallti, prej të cilave një e ka shpëtuar, në sezonin 2022/23 në Challenger Pro. Kjo është e barabartë me një normë suksesi prej 8.33%.

Në anën tjetër, Jordan Pickford është një portier veteran, ai ka kaluar shumë sezone duke iu përkushtuar shmangies së golave, por penalltia e tij e parë e shpëtuar si profesionist ishte në sezonin 12/13 me Anglinë U21 kundër Suedisë U21 në një turne evropian.

Në total ai ka pasur 47 penallti në ndeshje, nga të cilat ka ndalur 8. Kjo na tregon se ai ka ndalur 17% të penalltive që i janë gjuajtur.

Statistikat e gjuajtjeve të penalltive

Edhe pse është vetëm 21 vjeç, Verbruggen ka marrë pjesë në tre ndeshje që kanë shkuar në penallti gjatë karrierës së tij të shkurtër, të gjitha me Anderlechtin dhe në të njëjtën sezon, 2022/23. Në Kupën e Belgjikës kundër Lierse, ai priti një nga 10 penalltitë me të cilat u përball dhe shënoi të fundit për të kualifikuar ekipin e tij në raundin tjetër.

Dy raundet e tjera ishin në Ligën e Konferencës, ku kundër Ludogorets priti të tre penalltitë që iu hodhën dhe kundër AZ Alkmaar, kur nuk ndaloi asnjë nga katër goditjet. Kjo është e barabartë me një shkallë suksesi prej 23,52%.

Në anën tjetër, Pickford ka marrë pjesë në shtatë ndeshje që kanë përfunduar me penallti, ku e fundit ishte tash, në çerekfinale kundër Zvicrës. Në të gjitha, përveç të parës, ai ka ndalur të paktën një nga goditjet e rivalëve të tij. E vetmja herë që ka arritur të pres më shumë se një penallti ishte në finalen e Euro 2021, ku ai ndali penalltitë e Bellottit dhe Jorginhos. Edhe pse priti dy penallti, Italia ngrini trofeun.

Përqindja e tij është pak mbi atë që ka në ndeshje, duke qëndruar në 18.92% efektivitet. Ai ka qenë në portë në 37 penallti dhe ai ka ndaluar shtatë prej tyre. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Sport
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Premier League
Kalo në kategori