LAJMI I FUNDIT:

Numri i të vdekurve në Gaza mund të jetë sa pesëfishi i shifrave zyrtare – thotë një raport i ri

Numri i të vdekurve në Gaza mund të jetë sa pesëfishi i shifrave zyrtare – thotë një raport i ri

Numri i të vdekurve nga sulmet ajrore dhe tokësore izraelite nëntëmujore në Gaza mund të jetë pothuajse pesëfishi i shifrave zyrtare, sipas një raporti të ri që vlerëson se numri i viktimave mund të kalojë në mbi 186,000.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha të hënën se të paktën 38,193 njerëz janë vrarë në luftën midis Izraelit dhe militantëve palestinezë, tashmë në muajin e saj të dhjetë.

Sipas shifrave zyrtare, 87,903 persona të tjerë janë plagosur në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës kur militantët e Hamasit sulmuan Izraelin më 7 tetor 2023, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Megjithatë, revista mjekësore britanike The Lancet publikoi një raport këtë javë se numri i vërtetë i të vdekurve nga konflikti i Gazës mund të jetë mbi 186,000 – rreth tetë për qind e popullsisë së Gazës.

Të dhënat që viktimat në Gaza mund të arrijnë në 186,000 bazohet në llogaritjen që për çdo person të vrarë drejtpërdrejt nga lufta – katër persona të tjerë do të vdesin indirekt.

Artikulli i Lancet thoshte se “në konfliktet e fundit, numri i vdekjeve indirekte ka lëvizur nga 3 deri në 15 herë më shumë se numri i vdekjeve të drejtpërdrejta”.

“Duke zbatuar një vlerësim konservativ të katër vdekjeve indirekte për një vdekje direkte ndaj 37,396 vdekjeve të raportuara, nuk është e pabesueshme të vlerësohet se deri në 186 000 ose edhe më shumë vdekje mund t’i atribuohen konfliktit aktual në Gaza”.

“Duke përdorur vlerësimin e popullsisë së Rripit të Gazës për vitin 2022 prej 2,375,259, kjo do të përkthehej në shtatë deri në nëntë për qind të popullsisë totale në Rripin e Gazës”.

Ndërsa autoritetet izraelite kanë kundërshtuar shifrat e ministrisë së shëndetësisë së Gazës, shërbimet e inteligjencës izraelite, OKB-ja dhe OBSH-ja i kanë pranuar ato si të sakta, tha The Lancet në raportin e saj.

Sipas revistës, shkatërrimi masiv i infrastrukturës e ka bërë mbledhjen e të dhënave gjithnjë e më të vështirë për ministrinë e shëndetësisë në brezin e shkatërruar nga lufta.

Që nga 10 maji 2024, 30 për qind e 35,091 vdekjeve ishin të paidentifikuara, sipas raportit, por revista paralajmëroi se numri i vdekjeve të raportuara ka të ngjarë të nënvlerësohet.

Autorët e raportit cituan organizatën joqeveritare Airwars e cila ndërmerr vlerësime të hollësishme të incidenteve në Rripin e Gazës.

Sipas raportit, organizata “shpesh zbulon se jo të gjithë emrat e viktimave të identifikueshme janë përfshirë në listën e ministrisë”.

Raporti gjithashtu tha se numri i trupave ende të varrosur nën rrënoja vlerësohet të jetë më shumë se 10,000 pasi 35 për qind e ndërtesave në Rripin e Gazës ishin shkatërruar deri më 29 shkurt 2024, sipas vlerësimeve të OKB-së.

Autorët e raportit kërkuan “një armëpushim të menjëhershëm dhe urgjent në Rripin e Gazës”, si dhe “masa për të mundësuar shpërndarjen e furnizimeve mjekësore, ushqimit, ujit të pastër dhe burimeve të tjera për nevojat bazë njerëzore”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Amerika

"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Evropa
Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

Evropa
Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Botë
Biden po përgatit një plan reformash që nuk do t'i pëlqejnë Trumpit

Biden po përgatit një plan reformash që nuk do t'i pëlqejnë Trumpit

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
Kalo në kategori