LAJMI I FUNDIT:

Deklaratë shqetësuese e Deschamps për Mbappen – kërkohet që ylli francez të mos luajë ndaj Spanjës

Deklaratë shqetësuese e Deschamps për Mbappen – kërkohet që ylli francez të mos luajë ndaj Spanjës

Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps ka bërë një përditësim shqetësues për gjendjen e Kylian Mbappes para ndeshjes gjysmëfinale ndaj Spanjës.

Franca do të futet në këtë gjysmëfinale si një favorit i lehtë ndaj Spanjës që ka marrë lëvdata të mëdha si një prej ekipeve me paraqitjen më të mirë në Euro 2024.

Të besuarit e Deschamps janë paraqitur mjaft mirë në fazën defanzive por sulmi i tyre ka dështuar që të lë shenja deri më tani, pasi ‘Gjelat’ kanë dështuar që të shënojnë një gol nga loja e hapur përkundër faktit që posedojnë lojtar të nivelit botëror.


Mbappe në veçanti ka vuajtur shumë nga thyerja e hundës lëndim të cilin e pësoi në ndeshjen hapëse ndaj Austrisë.

Ylli i Real Madridit i cili ka shënuar vetëm një gol nga penalltia për Francën, i është bërë me dije se ‘nuk mund të luajë’ në ndeshjen e madhe ndaj Spanjës.

Këtë pretendim e bëri legjenda franceze Frank Lebouef i cili kërkoi që Mbappe të lihet në bankë rezervë si rezultat i paraqitjeve të tij të dobëta.

“Ai ka hasur në vështirësi tash e sa kohë. Për shkak të lëndimit, unë nuk mendoj se ai është në gjendje të luajë në nivel të lartë. A duhet të luajë ai apo jo, nuk është vendimi im. Për të mirën e të gjithëve, për momentin ai nuk duhet të luajë”.

Lista me top 10-të lojtarët më të shpejtë në Euro 2024: Ylli i Real Madridit lë mbrapa atë të Barcelonës
Lexo po ashtu Lista me top 10-të lojtarët më të shpejtë në Euro 2024: Ylli i Real Madridit lë mbrapa atë të Barcelonës

“Ai nuk është në 100 për qind, ai është ndoshta në 50 ose 60 për qind të formës për shkak të maskës së tij, për shkak të lëndimit dhe gjithçka tjetër”, ka thënë Lebouef.

Ky koment e Lebouef vjen pasi Deschamps bëri një deklaratë shqetësuese për top yllin e kombëtares.

“Ai doli nga loja ndaj Portugalisë pas 110 minutave pasi vazhdimet ishin diçka e rëndë për të, njësoj si për të tjerët. Kylian pati një problem me shpinë në fund të sezonit dhe pastaj e mori atë goditje në hunë”, ka thënë Deschamps./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Sport
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Premier League
Kalo në kategori