LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasit kryejnë sulm me dronë kamikaz në Rusi, cak ishin rafineritë e naftës – bazat ajrore e trafot e energjisë elektrike

Ukrainasit kryejnë sulm me dronë kamikaz në Rusi, cak ishin rafineritë e naftës – bazat ajrore e trafot e energjisë elektrike

Agjencitë ukrainase të inteligjencës kanë kryer një sulm mbi bazat ajrore të rusëve, trafot e energjisë elektrike si dhe rafineritë e naftës në tre rajone të ndryshme.

Sulmi është kryer nga inteligjenca ukrainase e njohur si SBU në bashkëpunim me inteligjencën ushtarake HUR, që kishin për cak bazën ajrore Akhtubinsk në rajonin e Astrakhanit në Rusi, trafo stacionin në rajonin Rostov si dhe një rafineri nafte në Kalach-na-Don në rajonin e Volgogradit, transmeton Telegrafi.

Një sulm i ngjashëm mbi bazën ajrore Akhtubinsk ka ndodhur muajin e kaluar, ku i janë dëmtuar rusëve dy aeroplanë luftarakë Su-57.


Ajo gjendet rreth 450 kilometra në lindje të kufirit me Ukrainën, dhe rreth 30 kilometra në perëndim të kufirit Rusi-Kazakistan.

Sulmet i kanë konfirmuar edhe autoritetet ruse, por duke tentuar të minimizojnë dëmet që mund t’u jenë shkaktuar nga sulmet me dronë kamikaz. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve

Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve

Amerika
Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Evropa
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Evropa
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Amerika
Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin

Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin

Amerika
Një nënë dhe fëmija i saj, në mesin e shtatë personave që humbën jetën në rrëzimin e aeroplanit mjekësor në Filadelfia

Një nënë dhe fëmija i saj, në mesin e shtatë personave që humbën jetën në rrëzimin e aeroplanit mjekësor në Filadelfia

Amerika
Kalo në kategori