LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Komoran mes dy veturave dhe një autobusi, lëndohen tre persona

Aksident në Komoran mes dy veturave dhe një autobusi, lëndohen tre persona
ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në fshatin Komoran.

Në këtë aksident janë përfshirë tri automjete mesin e tyre një autobus.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.


“Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia përkatëse e policisë është marrë me rastin”, tha Krasniqi. /Telegrafi/