LAJMI I FUNDIT:

UNË JAM YANKEE DOODLE DANDY

UNË JAM YANKEE DOODLE DANDY

Poezi nga: Jeff Weddle
Përktheu: Fadil Bajraj

Po aq amerikan sa Mickey Mouse
dhe po aq bosh.
Unë imagjinoj një të ardhme të zahmetshme për vendin tim.
Mashtrimet në emër të Jezusit dhe xhambazët
e tërbuar të televizionit
i kanë shndërruar masat
në qyqarë urrejtës.
Ata gjakojnë hakmarrjen për fyerje të imagjinuara
dhe shumë prej tyre kanë armë,
si ai fëmija që dëneste, të cilin juria e shpalli të pafajshëm
pasi të gjithë e pamë atë
në lajme
duke vrarë njerëz.
Ma merr mendja se ata duan të çajnë rrugën e tyre
për në parajsë dhe a nuk do të jetë i kënaqur Zoti?
Ne jemi një komb idiotësh, ngordhalaqësh,
të tmerruar nga gratë dhe nga zezakët dhe zeshkanët.
Kush mund ta mohojë këtë pa e ndërruar çehren?
Një ditë, bile më as që do të pretendojmë.
Hajvanët duan gjakun dhe thesarin tonë
dhe ata me siguri do ta marrin atë.