LAJMI I FUNDIT:

Kurti para Internacionales Socialiste: Progresi i Kosovës po e zemëron Beogradin

Kurti para Internacionales Socialiste: Progresi i Kosovës po e zemëron Beogradin

Përfaqësues të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë Sekretarin Organizativ, Alim Rama, dhe Sekretarin për Marrëdhënie Ndërkombëtare, njëherazi ministrin, Hajrulla Çeku, të shoqëruar nga këshilltari Sebastien Gricourt, janë duke qëndruar në Bukuresht të Rumanisë, ku po marrin pjesë në mbledhjen e parë të Komitetit për Evropë në kuadër të Internacionales Socialiste.

Në pamundësi të marrë pjesë personalisht, Kryeministri Albin Kurti dërgoi një video mesazh ku uroi liderin e Partisë Laburiste, Keir Starmer, për zgjedhjet e suksesshme dhe fitoren e partisë së tij. Kryeministri theksoi se kjo fitore shërben si një dritë në mes të prapavijës së errët të së djathtës ekstreme në Evropë. Ai përshëndeti panelet që trajtuan çështjen e ngritjes së të djathtës ekstreme dhe foli për rrezikun që paraqet ideologjia ekspansioniste e Rusisë dhe Serbisë për sigurinë dhe paqen në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor.

“Ashtu si në vitet para Luftës së Dytë Botërore, Serbia, me ndihmën e aleatit të saj të ngushtë Rusisë, po përpiqet të mobilizojë mbështetjen për ambiciet e saj ekspansioniste përmes dezinformimit dhe propagandës, duke gënjyer popullin e saj për armiqtë e supozuar të Serbisë dhe të serbëve etnik në vendet fqinje”, theksoi kryeministri Kurti.


“Një nga këto gënjeshtra është pretendimi i përsëritur i Serbisë se Kosova po kryen spastrim etnik ose pogrome kundër popullatës etnike serbe. Ky pretendim është hedhur poshtë gjerësisht nga organizata të pavarura si Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi dhe Iniciativa Evropiane e Stabilitetit në Berlin. Në fakt, e kundërta është e vërtetë: Qeveria jonë social-demokrate në Kosovë jo vetëm që ka pasur sukses në luftimin e korrupsionit dhe krijimin e vendeve të punës, por gjithashtu ka siguruar që të gjithë qytetarët tanë, përfshirë komunitetin etnik serb, të gëzojnë frytet e zhvillimit tonë. Ky progres është pikërisht ajo që e zemëron kaq shumë Beogradin: sa më shumë qytetarë etnik serbë që integrohen në Republikën e Kosovës, aq më e vështirë është për Serbinë të arrijë vizionin e saj për zgjerim territorial,” tha kryeministri Kurti.

Gjatë ditës së sotme, ku u zhvilluan diskutime mbi bashkëpunimin e progresistëve evropianë në betejën kundër të djathtës ekstreme, Sekretari Organizativ, Alim Rama, dhe Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Hajrulla Çeku, zhvilluan disa takime të rëndësishme me përfaqësues të partive simotra, përfshirë kryeministrin spanjoll, Pedro Sánchez, dhe atë rumun, Marcel Ciolacu, kryetarin e CHP të Turqisë dhe shumë të tjerë.

Në përfundim të punimeve, të pranishmit miratuan një deklaratë të përbashkët mbi qëndrimet për ngjarjet e fundit, ku ndër të tjera theksohej urgjenca e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, si një hap që do të siguronte stabilitet, paqe, siguri, zhvillim dhe prosperitet për këto shtete./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Kalo në kategori