LAJMI I FUNDIT:

Nuk qëndroi në lojë për të gjuajtur penallti ndaj Portugalisë, Mbappe tregon se pse u zëvendësua

Nuk qëndroi në lojë për të gjuajtur penallti ndaj Portugalisë, Mbappe tregon se pse u zëvendësua

Kylian Mbappe ishte “shumë i lodhur” për të përfunduar ndeshjen në fitoren e Francës në çerekfinalen e Euro 2024 kundër Portugalisë, ndërsa sulmuesi shpjegoi pse u zëvendësua.

Mbappe luajti 90 minuta të plota, ndërsa Franca dhe Portugalia luajtën barazim pa gola për ta çuar ndeshjen në vazhdime. Pasi vazhdoi në pjesën e parë të vazhdimeve, ai nuk doli në 15 minutat e fundit, ku Bradley Barcola zuri vendin e tij.

Duke mos ekzekutuar penallti në gjuajtjen vendimtare, Mbappe u ndal para gazetarëve dhe foli për momentin e zëvendësimit.


“Në fund të kohës së rregullt, ne kishim folur tashmë me trajnerin. Ne vendosëm t’i jepnim një shtytje, në pjesën e parë [të vazhdimeve]. Unë i thashë se nuk po mundem më, isha shumë i lodhur”.

“Gjithmonë kam thënë para garave se çfarëdo që të ndodhë, e rëndësishme është që ne të fitojmë dhe ja ku jemi, unë shënova vetëm një gol, por jemi në gjysmëfinale. Jam ende shumë i lumtur”, deklaroi kapiteni i gjelave.

Pavarësisht mungesës së Mbappes, skuadra e tij mposhti Portugalinë në penallti, me të pesë lojtarët e Francës – përfshirë edhe Barcolan – që shënuan, ndërsa Joao Felix humbi të tijën për Portugalinë.

Mbappe do të rikthehet në 11-shen fillestare kur skuadra e Didier Deschamps të takohet me Spanjën në gjysmëfinale të kompeticionit më 9 korrik. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Evra paralajmëron Deschampsin: Reali nuk është PSG, nuk mund të rrezikosh kështu

Evra paralajmëron Deschampsin: Reali nuk është PSG, nuk mund të rrezikosh kështu

Përfaqësueset
Mourinho afër rikthimit në Ligën Premier?

Mourinho afër rikthimit në Ligën Premier?

Premier League
Barcelona ra dakord për një marrëveshje me vlerë mbi një miliard euro

Barcelona ra dakord për një marrëveshje me vlerë mbi një miliard euro

La Liga
Ronaldo u cilësua 'i paturpshëm' nga fansat për atë që postoi në YouTube momente pasi Messi fitoi trofeun me Inter Miamin

Ronaldo u cilësua 'i paturpshëm' nga fansat për atë që postoi në YouTube momente pasi Messi fitoi trofeun me Inter Miamin

Ligat tjera
'Paga minimale' e Paul Pogbas në Juventus gjatë ndalimit nga futbolli

'Paga minimale' e Paul Pogbas në Juventus gjatë ndalimit nga futbolli

Serie A
Ish-menaxheri i Schumacher: Ndoshta nuk do ta shoh më kurrë Michaelin

Ish-menaxheri i Schumacher: Ndoshta nuk do ta shoh më kurrë Michaelin

Formula 1
Kalo në kategori