LAJMI I FUNDIT:

Si ta hiqni çamçakëzin nga flokët me këto dy produkte që gjenden në kuzhinë

Si ta hiqni çamçakëzin nga flokët me këto dy produkte që gjenden në kuzhinë

Ngjitja e çamçakëzit në çdo pjesë të trupit apo veshjeve është një ndjesi e sikletshme, por heqja e tij nga flokët le ta pranojmë që është më e keqja

Ka një mënyrë se si të shpëtoni nga prerja apo shkurtimi i flokëve për shkak të çamçakëzit duke e hequr këtë të fundit me dy produkte që me siguri i keni në kuzhinën tuaj.

▪ Metoda e parë është miratuar nga “American Academy of Dermatology” dhe ka të bëjë me një lugë të vogël gjalpë ose vaj luledielli. Përdorini ato duke e mbuluar plotësisht çamçakëzin dhe lëreni ashtu për disa minuta.


Mund të përdorni gishtat ose furçën e dhëmbëve për të aplikuar secilin nga përbërësit, ndërsa profesionistët thonë se gjalpi apo vaji bëjnë që çamçakëzi të jetë më pak i ngjitshëm dhe i fortë në flokë.

▪ Një tjetër truk është ai që vjen nga blogerja Quynh Pham dhe që sjellë një tjetër metodë të thjeshtë për të hequr qafe çamçakëzin nga flokët.

Nëse nuk keni vaj apo gjalpë në shtëpi, një kub akulli mund ta zgjidhe problemin po aq efektivisht. Gjithçka që duhet të bëni është të mbuloni çamçakëzin e flokëve me një ose dy kube akulli dhe të prisni pak. Çamçakëzi ngurtësohet, ndërsa akulli shkrihet dhe ndahet nga flokët.

Pse të mos i provoni këto dy metoda?

Si fillim, shpresojmë që mos të përballeni me një situatë të ngjashme, po nëse ndodh zgjidhjet i keni sa të thjeshta, aq edhe praktike. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Si të zgjidhni pallton dhe xhaketën perfekte për këtë sezon?

Si të zgjidhni pallton dhe xhaketën perfekte për këtë sezon?

Keshilla Modë
Çfarë janë

Çfarë janë "puçrrat e seksit" në fytyrë? Pse ndodhin shpërthimet e akneve?

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
Rikthehet trendi i viteve 90-ta, jeleku triko po vishet nga yje sikurse Jennifer Lopez, Billie Eilish dhe Sabrina Carpenter

Rikthehet trendi i viteve 90-ta, jeleku triko po vishet nga yje sikurse Jennifer Lopez, Billie Eilish dhe Sabrina Carpenter

Femra
Sipas ekspertëve, mund ta arrini një lëkurë të pastër përmes manifestimit

Sipas ekspertëve, mund ta arrini një lëkurë të pastër përmes manifestimit

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Një psikolog ndan dy mënyra për të zbutur lehtësisht një debat në çdo marrëdhënie

Një psikolog ndan dy mënyra për të zbutur lehtësisht një debat në çdo marrëdhënie

Në çift
Kalo në kategori