LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet paraburgim për personin që kërcënoi prokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë

Kërkohet paraburgim për personin që kërcënoi prokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Gjykata Themelore që të caktohet masa e paraburgimit ndaj personi që kërcënoi prokurorin e Prokurorisë Themelore.

I dyshuari kishte kërcënuar prokurorin në zyrën e tij, ndërsa kishte pasur veshur një antiplumb.

Lajmin për Telegrafin a ka konfirmuar, Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.


“Lidhur me këtë rast, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, për shkak të veprës penale “Kanosja” (ndaj personit zyrtar), më konkretisht ndaj një prokurori të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, si dhe për të njëjtin, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, tha ajo.

Ndryshe, prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë është kërcënuar ditën e enjte.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nuk kishte liruar zyrën e prokurorit dhe i njëjti ka kanosur me fjalë ankuesin mashkull kosovar. Gjatë kontrollit trupor i dyshuari kishte të veshur një antiplumb, i cili është sekuestruar”, njoftoi më herët policia.

Rasti ka ndodhur të enjten, rreth orës 10:54./Telegrafi/