Flota e Detit të Zi të marinës ruse është detyruar të ribazojë pothuajse të gjitha anijet e saj luftarake të gatshme nga Krimea dhe qendra e saj kryesore detare po bëhet vështirë e kontrollueshme për shkak të sulmeve nga Kievi, ka njoftuar shefi i marinës së Ukrainës.
Zëvendës-admirali Oleksiy Neizhpapa tha se sulmet e raketave dhe aeroplanëve ukrainas kishin shkaktuar dëme të rënda në bazën e Sevastopolit, një qendër logjistike për riparime, mirëmbajtje, trajnime dhe ruajtje të municioneve, ndër funksione të tjera të rëndësishme për Rusinë.
“Ato u krijuan gjatë shumë dekadave, ndoshta edhe shekujve. Dhe është e qartë se tani po e humbin këtë qendër”, tha Neizhpapa.
Bëhet e ditur se Ukraina ka përdorur anije detare pa ekuipazh të mbushura me eksplozivë për të shënjestruar anijet ruse dhe ka goditur objektet e flotës dhe objektivat e tjerë ushtarake në Krime me raketa Storm Shadow dhe ATACM.
“Pothuajse të gjitha anijet kryesore të gatshme luftarake janë zhvendosur nga armiku nga baza kryesore e flotës së Detit të Zi, dhe anijet mbahen në Novorossiisk dhe disa prej tyre mbahen në Detin Azov”, tha shefi i marinës ukrainase.
Siç thekson Neizhpapa, bazës detare të Rusisë Novorossiisk në bregun lindor të Detit të Zi i mungojnë objektet e gjera të Sevastopolit të Krimesë, e cila shërbeu si vend depozitimi dhe ngarkimi për raketat e lundrimit të përdorura nga luftanijet e saj për të nisur sulmet ajrore në Ukrainë, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.
Krahas bombarduesve strategjikë, anijet luftarake dhe nëndetëset me raketa luajnë një rol të rëndësishëm në sulmet e rregullta të raketave me rreze të gjatë veprimi të Rusisë.
Neizhpapa tha se Ukraina kishte shkatërruar ose dëmtuar 27 anije detare, duke përfshirë pesë që ai tha se ishin shkatërruar nga minat detare të vendosura nga dronët e marinës ukrainase pranë Gjirit të Sevastopolit.
Ndryshe, Flota e Detit të Zi përdoret kryesisht tani për logjistikën, një sasi të vogël të kontrollit territorial bregdetar dhe për gjuajtjen e raketave lundruese.
Por, shefi i marinës nuk pranoi të shpaloste planet e ardhshme të Ukrainës në Detin e Zi.
Mirëpo, dihet se operacionet aty e kanë lejuar Ukrainën të krijojë dhe të sigurojë korridorin e saj të transportit “pa bekimin e Rusisë”, pasi Moska u tërhoq nga marrëveshja e eksportit të ushqimit gjatë luftës.
Me shtimin e sulmeve me dronët detar, luftanijet ruse nuk hyjnë në pjesën veriperëndimore të Detit të Zi në një sipërfaqe prej gati 25 mijë kilometra katrorë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?
Musk refuzon nominimin për Çmimin Nobel për Paqe: Nuk më duhet asnjë çmim
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos