LAJMI I FUNDIT:

Netflix largon nga tregu pakon bazike, fansat të frustruar me gjigantin e transmetimit të filmave

Netflix largon nga tregu pakon bazike, fansat të frustruar me gjigantin e transmetimit të filmave

Është e sigurt të thuhet se shumë përdorues të Netflix nuk janë të kënaqur me ndryshimet e fundit në platformën e transmetimit. Përkatësisht, për përdoruesit në ShBA dhe Britaninë e Madhe është anuluar paketa më e lirë e abonimit dhe ende nuk dihet nëse kjo do të ndodhë edhe në vendet e tjera të botës.

Netflix është ndoshta platforma më e njohur e transmetimit të filmave në botë, prandaj ndryshimi i fundit në platformë shkaktoi një ortek reagimesh. Përveç përmbajtjes së shumtë të serialeve dhe filmave, përdoruesit nuk janë të kënaqur me planet e reja të abonimit që hynë në fuqi në fillim të këtij muaji. Në fillim të korrikut, Netflix përfundoi zyrtarisht planin e tij bazë pa reklama për abonentët e rinj në ShBA dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Duke pasur parasysh këtë, duket se disa abonentë që ishin në këtë plan dhe e anuluan atë, nuk mund të hynin në përmbajtjen e Netflix derisa të skadonte abonimi i tyre.


Një përdorues i pakënaqur u ankua në Twitter, duke shpjeguar se megjithëse abonimi i tij është aktiv deri më 13 korrik, ai nuk mund të shikojë asgjë në Netflix sepse plani i tij bazë është anuluar. Në vend të kësaj, ai u ftua të paguante për një paketë më të shtrenjtë abonimi.

Foto: Netflix

“Netflix nuk do të më lejojë ta përdor atë për javët e fundit të paketës sime pa u ri-abonuar”, shkroi ai në Reddit së bashku me një pamje të ekranit, duke thënë se nuk kishte “asnjë opsion për të vazhduar shikimin pa zgjedhur një plan të ri”.

Shumë shkruan se diçka e ngjashme u kishte ndodhur atyre dhe se ata po planifikonin të anulonin plotësisht abonimin e tyre.

Nuk dihet nëse Netflix po planifikon t’i përhapë këto ndryshime në platformë në pjesën tjetër të botës. Plani i ri “Standard me reklama” kushton 5,99 dollarë në ShBA, ndërsa opsioni “Standard” kushton 16,49 dollarë. Ky është një opsion pa reklama me HD të plotë dhe mund të transmetohet në dy pajisje njëherësh.

Në Ballkan, plani bazë i abonimit kushton 4,99 euro, standardi 7,99 euro dhe paketa më e shtrenjtë është 9,99 euro në muaj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin

U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin

Magazina
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Magazina
G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi

G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi

Magazina
Rita Ora shpërndan në Instagram thirrjen e nënës së saj për të dalë në zgjedhjet qendrore të dielën në Kosovë

Rita Ora shpërndan në Instagram thirrjen e nënës së saj për të dalë në zgjedhjet qendrore të dielën në Kosovë

Magazina
“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur

“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur

Magazina
Termi i popullarizuar

Termi i popullarizuar "Nub" të cilin Gjesti "e bëri të famshëm", por cili është kuptimi i kësaj fjale?

Magazina
Kalo në kategori