LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë 49-vjeçarja që i vuri flakën vetes dhe u hodh nga ballkoni në Korçë

Ndërron jetë 49-vjeçarja që i vuri flakën vetes dhe u hodh nga ballkoni në Korçë

Ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në spital gruaja 49-vjeçare, e cila dyshohet se i vuri flakën vetes dhe më pas u hodh nga ballkoni.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:30, në lagjen nr.10, në qytetin e Korçës.

Shtetasja S.K., rreth 49 vjeçe, dyshohet se është lyer me lëndë djegëse, i ka vënë flakën vetes dhe më pas është hedhur nga ballkoni.


Dëshmitarët pas ngjarjes thanë se e ndjera kur është hedhur ka tentuar të mbahet te kondicioneri, por më pas është rrëzuar.

Si pasojë e djegies dhe dëmtimeve në trup,  49-vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë.