LAJMI I FUNDIT:

Ligji i luftës me Greqinë, PDIU dorëzon në Kuvend projekt deklaratën: Absurd juridik dhe historik

Ligji i luftës me Greqinë, PDIU dorëzon në Kuvend projekt deklaratën: Absurd juridik dhe historik

Sikurse e paralajmëroi dy ditë më parë deputeti Shpëtim Idrizi, Grupi Parlamentar për Demokraci dhe Integrim ka depozituar këtë të enjte në Kuvend projekt deklaratën për t’i kërkuar Greqisë heqjen e ligjit të luftës.

Deputetët e PDIU u shprehën se kjo kërkesë për Kuvendin duhej të ishte bërë prej kohësh dhe presin nga të gjitha forcat politike që ta votojnë.

“Grupi i PDIU ka depozituar në kuvend projekt deklaratën për miratim nga parlamenti që kërkon heqjen e ligjit të luftës së Greqisë me Shqipërinë. Është një nismë që duhej bërë prej kohësh. Është shprehje vullnetit politik të parlamentit dhe forcave politike”, tha Mesila Doda.


“Kjo deklaratë është dëshmi e politikës sonë paqësore, por të vendosur për të gjetur zgjidhje pas 84 vjetësh në lidhje me një absurd juridik i mbështetur mbi një absurd historik. Në këtë projekt deklaratë, Kuvendi vlerëson rëndësinë që kanë marrëdhëniet strategjike me Greqinë dhe vullnetin e dyanshëm për përmirësimin dhe thellimin e marrëdhënieve tona. Të dy vendet tona janë anëtarë të NATO-s dhe bashkëpunojnë pa rezerva për garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes sonë të përbashkët”, tha Idrizi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë

Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë

Kronika e Zezë
Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Lajme
Kurti kërkon nga Perëndimi t’i ndërpriten ndihmat Serbisë dhe kthimin e zonës së sigurisë kufitare

Kurti kërkon nga Perëndimi t’i ndërpriten ndihmat Serbisë dhe kthimin e zonës së sigurisë kufitare

Lajme
​Hoti: S'ka hapësirë bashkëpunimi me LVV-në, nëse nuk fitojmë do të qëndrojmë në opozitë

​Hoti: S'ka hapësirë bashkëpunimi me LVV-në, nëse nuk fitojmë do të qëndrojmë në opozitë

Lajme
Kurti tha se liberalizimi i vizave nuk e ka rritur migrimin, reagon Haradinaj

Kurti tha se liberalizimi i vizave nuk e ka rritur migrimin, reagon Haradinaj

Lajme
IHMK publikon të dhënat mbi sasinë e reshjeve të fundit të shiut, njofton se cikloni

IHMK publikon të dhënat mbi sasinë e reshjeve të fundit të shiut, njofton se cikloni "Kasandra" është në dobësim

Lajme
Kalo në kategori