Asamblistët komunal të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinës kanë ritheksuar sot se nuk do të votojnë pro draft dokumentit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), pasi siç thonë ata ka shumë mangësi dhe se është në dëm të qytetarëve.
Sot me ftesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është thirrur seancë e jashtëzakonshme e cila përmban dy pika, ndër to edhe miratimi i draft dokumentit për PZHK-në.
Kryetari i Grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla tha se dokumenti i Planit Zhvillimor Komunal, ka të meta procedurale, administrative dhe përmbajtjesore.
“Si Lëvizje Vetëvendosje, si qendër e Prishtinës tashmë e kemi shprehur qëndrimin tonë për këtë çështje. Bëhet fjalë për dokumentin kryesor i cili i shërben planifikimit të qytetit në periudhën e ardhshme tetë vjeçare, por i cili fatkeqësisht përmban shumë të meta qoftë procedurale, administrative dhe përmbajtjesore…”, tha Sveçla.
Sipas tij, ky është mandati i tij i fundit, prandaj nuk është udhës dhe nuk është në rregull për Prishtinën dhe për zhvillimin e qytetit që një person i cili në praktikë e ka dëshmuar që nuk i shërben të mirës publike, nuk i shërben qytetarëve dhe nuk i shërben zhvillimit të qytetit ta determinojnë zhvillimin e qytetit për një periudhë kaq të gjatë.
“…Zoti Rama dhe subjekti i tij politik janë marrë me kontrata të tjera të dyshimta, një pjesë e madhe e të cilave siç tash e dini janë subjekt i hetimeve të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe çfarë po ndodhë, kur po hyjmë në fazën e fundit të mandatit të tij, ai na e sjell një Plan zhvillimor Komunal, i cili ka të gjetura 28 vërejtje administrative, ligjore dhe substanciale nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor”, tha Sveçla.
Ai tutje tha se qeverisja aktuale në kryeqytet është qeverisje e shantazheve, bizneseve të fshehta dhe marrëveshjeve të dyshimta.
“Jo çdo gjë bëhet me pare..se ka parime dhe qëndrime në funksion të publikes…”, tha ndër të tjera ai.
Asamblisti tutje tha se qytetarët e Prishtinës nuk ia kanë borxh Përparim Ramës që interesat e veta dhe grupit përreth tij t’i mbulojë me një dokument të tillë të paligjshëm dhe të parregullt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje