LAJMI I FUNDIT:

David dhe Victoria Beckham rikrijojnë veshjet e tyre të famshme të dasmës, të cilat ishin ngjyrë vjollcë

David dhe Victoria Beckham rikrijojnë veshjet e tyre të famshme të dasmës, të cilat ishin ngjyrë vjollcë

Victoria dhe David Beckham kanë festuar 25 vjetorin e martesës dhe për atë rast kanë veshur sërish kombinimin “ikonik” të purpurt nga dasma.

Çifti u martua më 4 korrik 1999, në një ceremoni luksoze në Kështjellën “Luttrellstown” në Irlandë, e cila kushtoi pothuajse një milion funte. Ata zgjodhën veshje mjaft jokonvencionale për dasmën. Gjegjësisht, ata kanë veshur një fustan dhe kostum lejla, ndërsa në dasmë kanë pasur edhe një “fron”.

Ata sapo bënë të pamundurën për të rikrijuar këtë edicion ikonik për 25 vjetorin dhe Davidi ndau me ndjekësit e tij një fotografi të çiftit në Instagram.


“Shiko çfarë gjetëm”, bëri shaka David, duke postuar një foto të tyre të ulur në fron.

Një herë David bëri shaka për veten e tij në Radio 4 Desert Island Discs dhe tha se dukej si një nga djemtë e filmit “Dumb and Dumber”.

Gjithashtu, në dokumentarin e tij “Beckham” ai ka reflektuar për veshjen vjollcë duke thënë: “Po mundohem të kujtoj se kur vendosa të vesh një kostum lejla dhe nuk e di kur ndodhi. Mendoj se e kam ndjekur Victorian në këtë, por çfarë po mendonim?”.

Në fillim të lidhjes së tyre, çifti dallohej nga veshjet e tyre të koordinuara. /Telegrafi/