Rastet kur njësisë K9 të Policisë së Kosovës i është dashur të dalin në terren për shkak të alarmeve për bombë, nuk janë të rralla.
Aeroportit i Prishtinës “Adem Jashari”, stacioni i autobusëve e Rektorati i Universitetit Publik “Hasan Prishtina”, u kërcënuan disa herë me mjete shpërthyese, por të cilat dolën të rrejshme.
E, këto kërcënime, sipas ekspertit të sigurisë, Fatmir Çollaku, krijojnë pasiguri tek qytetarët.
Prandaj ai ka një kërkesë ndaj institucioneve të sigurisë.
“Ndikon negativisht tek qytetaret sepse perceptohet si një gjendje jo e mirë tek qytetarët, gjegjësisht perceptohet një pasiguri e çastit. Prandaj sistemi i sigurisë dhe tërë shoqëria duhet të ndikojë, punojë dhe te mobilizohet që më pas sa më pak përpjekje të tilla, sepse ka të bëjë më një luftë speciale e përhapjes së frikës tek qytetarët”, ka thënë Çollaku për tëvë1.
Sipas Çollakut, në shumicën e rasteve, këto kërcënime vijnë nga Serbia.
“Në shumicën absolute kërcënime serioze por edhe lufta psikologjike ka një adresë ajo është Serbia, pra vijnë nga Serbia përmes mekanizmave të ndryshëm përmes njerëzve që ata kanë, në kuptimin që punojnë për shtetin serb, të cilët paguhen edhe për informata të rrejshme edhe për luftë psikologjike”, thotë ai.
Eksperti i kibernetikës, Mentor Hoxhaj vlerëson se këto raste nuk po trajtohen në mënyrë profesionale.
“Kjo është një shikim i ngushtë i situatës, prisja të kemi një reagim me profesional, për të mos pasur një të njëjtin reagim. Trajtimi i këtij rasti do të duhej të bëhej nga një grup profesional i formuar më herët, i cili do të quhej grupi për menaxhimin e incidenteve”, thotë Hoxhaj.
Të martën ishte rasti i fundit kur në Aeroportin e Prishtinës u alarmua që brenda objektit ishte një mjet shpërthyes, por që rezultoi të jetë i rremë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRrëfimi i dy paraguajanëve që mahniten me sakrificën e familjes Jashari kur vizitojnë Prekazin
Mangani në rritje, eksperti i ujërave tregon zgjidhjen për Liqenin e Badocit
Qeveria për deklaratat e Sarrazinit: Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësim në Këshillin e Evropës
Pse ndërkombëtarët nuk e kanë më vëmendjen tek Kosova?
Sulmi në Banjskë, KFOR: Policia udhëhoqi reagimin e menjëhershëm, ne dhe EULEX-i ishin të gatshëm për mbështetje
Mickoski: Sipas cilit parametër Shqipëria është më e përgatitur se Maqedonia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?
Rrëfimi i dy paraguajanëve që mahniten me sakrificën e familjes Jashari kur vizitojnë Prekazin
Ronaldo u cilësua 'i paturpshëm' nga fansat për atë që postoi në YouTube momente pasi Messi fitoi trofeun me Inter Miamin
Detaje se si Michael Schumacher komunikon me familjarët pas 'paraqitjes së parë publike' në 11 vjet
Pamje rrëqethëse, filmohet momenti kur rrufeja godet shëtitoren në Tivar
Gjatë një sulmi ajror, ushtria izraelite godet depon ruse në bazën ushtarake në Siri