A je gati të festosh shpirtin plot gjallëri të komunitetit tënd? Festivali më i madh në rajon, Sunny Hill Festival, është vetëm një muaj larg dhe Banka ProCredit është mbështetësja e tij më e madhe!
Për të dytin vit radhazi, me krenarinë dhe entuziazmin më të madh, Banka ProCredit mbështet Festivalin Sunny Hill, në cilësinë e sponsorit gjeneral. Si një festë e madhe ku do të performojnë artistë të mirënjohur ndërkombëtarisht në industrinë muzikore, ky festival përfaqëson një gur themeli mbi të cilin bota njeh magjinë kosovare, sekreti i së cilës krijon yje botërore si Dua Lipa.
Përveç mbështetjes së palodhur për festivalin, klientët e Bankës ProCredit mund të blejnë bileta online dhe të kryejnë pagesa brenda festivalit, vetëm me kartelë! Madje, për të mos ju ikur asnjë moment i festës, mbajtësit e kartelave të ProCredit mund shkarkojnë aplikacionin mobil të Sunny Hill, dhe ta mbushin atë paraprakisht, që ta përdorin sa të duan kur të mbërrijnë në festival!
E për ty që nuk je klient – je një aplikim larg këtyre përfitimeve!
Argëtohu në Chill Zone të Bankës ProCredit
Gjatë gjithë ditëve të festivalit, të presin një bollëk aktivitetesh tërheqëse dhe lojërash interaktive të organizuara nga Banka ProCredit. Zona e dedikuar e Chill Zone do të jetë nën hijen e një tende shumëngjyrëshe, që premton një eksperiencë të paharruar me aktivitete të larmishme, pa u brengosur për temperaturat e papërballueshme.
Këndi i fotove të pret i pari! I pajisur me një kabinë fotografimi të dizajnuar enkas për ty, ti mund të fiksosh disa nga çastet më të bukura bashkë me miqtë ose familjarët, si kujtime të përjetshme që i merr me vete.
E nëse nuk je njeri i fotove, pa merak! Banka ka planifikuar për ty lojëra të ndryshme që nuk do të të lënë duarthatë!
Giveaways – Fito me ProCredit-in
Tek zona e basketbollit ke mundësinë të shfaqësh aftësitë e tua me topin! Shëno pikë të shumta gjatë orës 18:00-19:00 dhe fito Iphone 14 që do jepet çdo ditë për personin që merr më shumë pikë. Ti mund të luash edhe gjatë orareve të tjera, por do të përfshihesh vetëm në shortin për dhuratën kryesore.
Krahas kësaj, këndi i grimit të jep mundësinë të reflektosh artistikisht atmosferën plot jetë të festivalit si dhe të marrësh pjesë në shortin e madh për të fituar një udhëtim për dy!
Për vendin, për rininë
Përkrahja e padiskutueshme e Bankës ProCredit për Festivalin Sunny Hill, shtrihet përtej shërbimeve financiare. Duke bërë bashkë vizitorë nga anembanë bota dhe duke krijuar një perceptim pozitiv mbi mikpritjen kosovare, Banka ProCredit është krenare të jetë sërish pjesë e një ngjarjeje të tillë që ka treguar se luan rol vendimtar në fuqizimin ekonomik, turistik dhe artistik të vendit.
Lehtë për ty – në Sunny Hill!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJul Deda kritikon Albano Bogdon: Më ka ardhur keq që ka arritur në atë derexhe
Rikthehet në vëmendje intervista ku P. Diddy paralajmëroi Justin Bieber që të mos flasë në emision për gjërat që ata bënë
Eliza Dushku flet për një terapi të re të shëndetit mendor për të cilën ajo është certifikuar dhe bashkëshorti i saj po financon hulumtimet shkencore
Beyonce kopjon Rita Orën?
Edhe pse u martuan pas vdekjes së tij, Blerina Kllokoqi tregon se fëmijëve ua vendosën dy emrat që Presidenti Rugova kishte lënë amanet
Në 24 orë dolën 12 mijë viktima dhe dëshmitarë në rastin e P. Diddy
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?
Rrëfimi i dy paraguajanëve që mahniten me sakrificën e familjes Jashari kur vizitojnë Prekazin
Ronaldo u cilësua 'i paturpshëm' nga fansat për atë që postoi në YouTube momente pasi Messi fitoi trofeun me Inter Miamin
Detaje se si Michael Schumacher komunikon me familjarët pas 'paraqitjes së parë publike' në 11 vjet
Pamje rrëqethëse, filmohet momenti kur rrufeja godet shëtitoren në Tivar
Gjatë një sulmi ajror, ushtria izraelite godet depon ruse në bazën ushtarake në Siri