LAJMI I FUNDIT:

Një tjetër e mitur dhunohet në Vushtrri, policia arreston të dyshuarin

Një tjetër e mitur dhunohet në Vushtrri, policia arreston të dyshuarin
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një tjetër rast dhunimi që ka ndodhur në qytetin e Vushtrrisë.

Sipas policisë rasti ka ndodhur të martën rreth orës 10:00.

“Policia gjatë patrullimit kanë takuar duke qëndruar në rrugë të dyshuarin mashkull kosovar i cili ishte duke mbajtur me forcë viktimë femër kosovare të mitur.


Të njëjtit janë shoqëruar në NJHP-Prishtinë dhe gjatë intervistimit kanë pranuar se me dëshirën e dy palëve kanë kryer marrëdhënie seksuale”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Arrestohet kadeti i Policisë, dyshohet se dhunoi një vajzë të mitur në Lipjan
Lexo po ashtu Arrestohet kadeti i Policisë, dyshohet se dhunoi një vajzë të mitur në Lipjan

Ndryshe dje në Lipjan është arrestuar një kadet i Policisë së Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar një vajzë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Arbër Beka, zëdhënës i Inspektoratit të Policisë së Kosovës.

“Hetuesit e IPK-së janë njoftuar nga Policia lidhur me këtë rast. Me të pranuar njoftimin kanë shkuar në Stacionin Policor Lipjan DRP-Prishtinë, dhe kanë ndërmarrë veprimet fillestare hetimore për të cilat është njoftuar Prokurori i Shtetit (prokurori kujdestar). Pas prezantimit të të gjeturave të hetimit deri në atë fazë të hetimit, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar të dyshuarin (kadetin policor), për të cilin Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim për caktimin e masës së ndalimit për 48 orë me dyshimin e kryerjes se veprës penale “Dhunimi” nga neni 277 të KPRK-së”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lind fëmija me peshën më të madhe në 10 vitet e fundit në Shqipëri

Lind fëmija me peshën më të madhe në 10 vitet e fundit në Shqipëri

Lajme
Ish-drejtori i burgjeve për Faton Hajrizin: E nënta arratisje, që djalin tim me pas nuk ja kisha falë

Ish-drejtori i burgjeve për Faton Hajrizin: E nënta arratisje, që djalin tim me pas nuk ja kisha falë

Lajme
Hagë, Jakup Krasniqit i hiqet kollarja para se të nis seanca - reagon avokatja

Hagë, Jakup Krasniqit i hiqet kollarja para se të nis seanca - reagon avokatja

Lajme
​Arratisja e Faton Hajrizit nga burgu, Sveçla paralajmëron kapjen e shpejtë të tij

​Arratisja e Faton Hajrizit nga burgu, Sveçla paralajmëron kapjen e shpejtë të tij

Lajme
Tetë vjeçarja sllovake përplaset për vdekje te Gjiri i Lalëzit

Tetë vjeçarja sllovake përplaset për vdekje te Gjiri i Lalëzit

Lajme
Osmani nis vizitën në SHBA, takohet me ndihmës-sekretarin e Shtetit, Jim O’Brien

Osmani nis vizitën në SHBA, takohet me ndihmës-sekretarin e Shtetit, Jim O’Brien

Lajme
Kalo në kategori