LAJMI I FUNDIT:

Kolumnisti nga Bosnja e Hercegovina tregon nëse Vuçiq po përgatit një kaos të ri në Kosovë

Kolumnisti nga Bosnja e Hercegovina tregon nëse Vuçiq po përgatit një kaos të ri në Kosovë

Andrej Nikolaidis nga Bosnja dhe Hercegovina, i njohur si kolumnist dhe këshilltar politik, ka paralajmëruar se presidenti serb Aleksandar Vuçiq po përgatit një lloj të kaosit të ri në Kosovë.

Sipas tij, mediat serbe kanë filluar të raportojnë për pankartat e vendosura në veri të Kosovës me fotografinë e Aleksandar Vuçiqit, ku në gjuhën cirilike është dhënë një mesazh i qartë – “komandat suprem, po të presim”, transmeton Telegrafi.

Nikolaidis ka theksuar për median boshnjake se ata që kanë memorie të zhvilluar – e dinë se kur shteti serb organizoi dhe sponsoroi sulmin terrorist në Banjskë, në të gjithë Ballkanin u shfaqen mbishkrime: “kur ushtria të kthehet në Kosovë”.


Andrej Nikolaidis

Kolumnisti ka bërë të ditur se fakti që Vuçiq nuk është dënuar për këtë veprim, sipas tij ai e ka kuptuar në këtë mënyrë – “duhet bërë sërish”, duke aluduar për një kaos tjetër të krijuar në Kosovë.

Ai gjithashtu ka thënë se Vuçiq mund ta fillojë një kaos tjetër në Kosovë, për faktin se në Francë e djathta anti-islamiste është një hap larg fitores, që rusët kanë prekur tastierën apo ka shtypur diçka edhe Kina.

Nikolaidis është i bindur se çfarëdo tentimi që do ta bëjë Serbia në Kosovë, do të dështojë. Jo për shkak të politikës që e ka në raport me Kosovën, por pse Kosova ka Albin Kurtin. Sipas tij, për Vuçiqin, Albini është një enigmë e pazgjidhur dhe që pranë tij presidenti serb ndihet inferior.

Vendosmëria e Kurtit për të mbrojtur veriun e Kosovës është e një rëndësie më të madhe për stabilitetin e gjithë rajonit, thotë kolumnisti nga BeH.

“Nëse Kurti do të dorëzohej, ajo pjesë e Kosovës do të bëhej një burim i vazhdueshëm jostabiliteti në Ballkan: edhe më keq se Republika Srpska”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë

Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë

Lajme
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara

Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Kalo në kategori