LAJMI I FUNDIT:

Përfundon pjesa e parë: Franca pati iniciativën, por nuk arriti ta thyejë mbrojtjen belge

Përfundon pjesa e parë: Franca pati iniciativën, por nuk arriti ta thyejë mbrojtjen belge

Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë mes Francës dhe Belgjikës e cila po luhet në kuadër të fazës së 1/8 së fianles në Euro 2024.

Franca pati iniciativën pothuajse gjatë tërë kësaj pjese por duke mos arritur që të shënojë gol kjo falë mbrojtjes së ngjeshur të mbrojtjes së Belgjikës.

Rasti i parë në këtë pjesë të parë i takoi Belgjikës me Kevin De Bruyne, i cili në minutën e 24-të bëri një gjuajtje të rrezikshme nga goditja e dënimit e cila u prit nga Mike Maignan.


Një mundësi të mirë shënimi Franca e pati përmes Marcus Thuram i cili me kokë nuk arriti ta gjejë portën pas krosimit fantastik të Jules Kounde.

Në çastet e fundit të pjesës së parë një rast e pati edhe Aurelien Tchouameni, por ylli i Real Madridit gjuajti mbi portë.

Mbetet të shihet se çfarë do të premtojë pjesa e dytë, por përzgjedhësi i Belgjikës, Dominic Tedesco e di se ekipi i tij nuk ia doli për asnjë çast ta rrezikojë seriozisht portën e “Gjelave” dhe kjo duhet të ndryshojë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A ishte penallti prekja me dorë e Marc Cucurellas që nuk u akordua nga gjyqtari?

A ishte penallti prekja me dorë e Marc Cucurellas që nuk u akordua nga gjyqtari?

Përfaqësueset
Notat e lojtarëve, Portugali 0-0 Francë: Dembele dhe Maignan më të mirët, Ronaldo lamtumirë me paraqitje të dobët

Notat e lojtarëve, Portugali 0-0 Francë: Dembele dhe Maignan më të mirët, Ronaldo lamtumirë me paraqitje të dobët

Përfaqësueset
Mori një goditje të rëndë nga Kroos, mësohet shkalla e lëndimit të Pedrit

Mori një goditje të rëndë nga Kroos, mësohet shkalla e lëndimit të Pedrit

Përfaqësueset
Man City vjen me lëvizjen befasueses të verës – synohet transferimi i top ylli të Real Madridit

Man City vjen me lëvizjen befasueses të verës – synohet transferimi i top ylli të Real Madridit

Premier League
Tifozët dalluan një detaj të çmendur në festën e golit të Mikel Merinos

Tifozët dalluan një detaj të çmendur në festën e golit të Mikel Merinos

Përfaqësueset
Neuer i hap rrugën largimit nga Bayerni, por refuzon transferimin tek dy shtete

Neuer i hap rrugën largimit nga Bayerni, por refuzon transferimin tek dy shtete

Bundesliga
Kalo në kategori